Vëllai im musliman! - Këshilla nga shejh ibn Uthejmini

22
Mar

Vëllai im musliman! - Këshilla nga shejh ibn Uthejmini

  • Pas dëgjimit të ezanit, shpejto për në xhami duke qenë i gëzuar!
  • Lëre çdo gjë që e ke në dorë, për faktin se Allahu është më i madh se çdo gjë!
  • Ji me abdest gjithnjë; i përgatitur për thirrjen e të Gjithëmëshirshmit!
  • Plotësoje abdestin tënd, shpeshtoji hapat për në xhami, si dhe prite namazin pas namazit!
  • Shpirti i qetësisë është hushuja (përulësia), andaj fal namaz duke qenë i përulur!
  • Përsiate atë që po e lexon nga Kur'ani gjatë namazit!
  • Ki kujdes që ta kthesh kokën gjatë namazit, të shikosh në orë, apo të luash me rroba, për faktin se këto e kundërshtojnë hushunë (përulësinë)!
  • Fli herët dhe me abdest, që të mund të qëndrosh lehtë në këmbë në namazin e sabahut!
  • Kujdesu për nafilet (namazet vullnetare), veçanërisht, namazin e vitrit; e gjatë natës fali, qoftë edhe dy rekate!
  • Ji i zellshëm që ta falësh namazin në saffin (rreshtin) e parë, e mos dil nga xhamia para se t'i bësh dhikret e namazit!


Shejh ibn Uthejmini

Përktheu: Burim Koçinaj

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët