11 milionë pranuan Islamin - shkak ky njeri!

01
Jul

11 milionë pranuan Islamin - shkak ky njeri!

Kush ishte Abdurrahman Sumejt

Abdurrahman Sumejt, i lindur në Kuvajt në vitin 1947, studioi mjekësinë në Bagdad, më pas në Liverpool të Britanisë, dhe në fund kreu shkollimin e lartë në Kanada. Pas përfundimit të studimeve dhe përgatitjes për të filluar karrierën si mjek, ai mori pjesë në një konventë në Kolorado në vitin 1978. Ky takim ishte organizuar nga Vatikani me qëllimin për të mbledhur njerëz, ide dhe fonde për konvertimin e afrikanëve në krishterim. Sipas organizatorëve të kësaj konvente, synimi ishte që deri në vitin 2000, e gjithë Afrika të ishte konvertuar në krishterizëm.


Momenti i kthimit

Ky moment ndryshoi rrënjësisht jetën e Abdurrahmanit. Ai e pa luftën e madhe që po bëhej për krishterizimin e Afrikës, andaj edhe mori një vendim jo të lehtë. Edhe pse kishte shpenzuar shumë kohë dhe mund për të diplomuar në mjekësi dhe e priste një karrierë e frytshme, ai vendosi të lë gjithçka pas. Me lejen e Allahut, ai do të bëhej shkak që planet e Vatikanit të prishen dhe Islami të lulëzojë sërish në Afrikë. Pak kohë pas kësaj, u kthye në Kuvajt dhe menjëherë nisi udhëtimin drejt Afrikës, bashkë me gruan e tij. Aty u angazhua për të përhapur mesazhin e Islamit në fshatrat e Afrikës, të cilat, siç thotë vetë, "ishin harruar nga bota".

Misionarët

Ndërsa Abdurrahmani filloi aktivitetet e tij në Afrikë, mbi 300,000 misionarë të krishterë merrnin paga zyrtarisht për të bërë thirrje në atë kontinent dhe shumë të tjerë ishin atje në mënyrë jozyrtare. Kjo tregon qartë se misioni i Abdurrahmanit ishte i vështirë.

Misionarët përdornin arsimimin e të rinjve afrikanë në vendet perëndimore si një nga taktikat e tyre. Ata zgjidhnin nxënësit më të përkushtuar, i afroheshin dhe financonin shkollimin e tyre në Perëndim. Më pas, këta të rinj ktheheshin të aftë në profesionet e tyre dhe si misionarë fetarë.

Kur Abdurrahmani kuptoi këtë, filloi të ndërtojë shkolla dhe universitete. Gjatë periudhës së aktivitetit të tij, ai ndërtoi afër 1000 shkolla. Përveç shkollave, ai mori përsipër bursat e mbi 100,000 studentëve, shumë prej të cilëve morën bursa për studime jashtë Afrikës. Ata u kthyen në vendet e tyre si mjekë, arkitektë dhe hoxhallarë, disa prej tyre edhe në pozita të larta. Ministri i Jashtëm i Malavit, gjatë një vizite në Kuvajt, tregoi se ai ishte një nga 150,000 jetimët që kishin marrë bursa nga Sumejt. Për më tepër, ai hapi mbi 100 qendra Islame dhe mbi 200 qendra të grave.

Sumejt tregoi se shumë imamë nuk e dinin mirë as suren Fatiha dhe miliona muslimanë nuk njihnin as pesë shtyllat e Islamit. Prandaj, ai punoi me këta imamë dhe dërgoi libra dhe mësues për të forcuar dijet fetare të muslimanëve në përgjithësi dhe të imamëve në veçanti. Vetëm gjatë 29 viteve, ai shpërndau 50 milionë kopje të Kuranit në Afrikë.

Humanizmi

Hoxha, Allahu e mëshiroftë, u angazhua për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Mori përsipër strehimin, veshmbathjen dhe shkollimin e 9500 jetimëve. U hapën afër 10,000 puseta uji në fshatrat që kishin nevojë. U dërguan ndihma ushqimore të panumërta në fshatrat që rrallë kush i kishte vizituar më parë. Organizata e tij operoi në 29 shtete të Afrikës, ku ndërtoi mbi 120 spitale.

Sfidat

Abdurrahmani përjetoi shumë sprova gjatë jetës së tij. Ai u burgos dy herë dhe u torturua rëndë. Vizitoi vende të cilat, siç tregon ai vetë, nuk i kishte vizituar askush më parë. Ai u përball me sëmundje ngjitëse të përhapura në ato zona, u sëmur nga malaria, diabeti, tensioni, ngjizja e gjakut etj. Kishte mbetur disa herë në mes të shkretëtirës pa bukë dhe pa ujë, ishte kafshuar nga gjarpërinjtë helmues, por mbeti i bindur dhe thoshte:

"Nuk kisha asnjë dyshim se nuk do të vdisja përveç se kur e ka caktuar Allahu."


Të arriturat
 

  • Mbi 11 milionë njerëz, përfshirë priftërinj dhe misionarë, pranuan Islamin si shkak i tij.

  • Ofroi shtëpi, rroba dhe edukim për 9500 jetimë në mënyrë të vazhdueshme.

  • Arsimim të 95,000 studentëve.

  • Ndërtim i 860 shkollave dhe 4 universiteteve.

  • Ndërtimi i 5700 xhamive dhe 102 qendrave Islame.

  • Shpërndarja e 50 milion kopjeve të Kuranit.

  • Hapja e bunarëve në 9,500 fshatra.

  • Në vitin 2012, në qendrat e tij mësonin mbi 500,000 studentë.


Ngjarje nga rrugëtimi i tij

Në një intervistë, Abdurrahmani tregon ngjarje nga daveti i tij në Afrikë. Disa nga to do t'i shpalosim në këtë artikull.

Ishim te një fshat për të bërë davet (diku në Afrikë). Më thanë: "Para se ta pranojmë Islamin, lutu që Zoti të lëshojë shi. Ka 3 vite që asnjë pikë shiu nuk ka rënë në këtë vend."

Arsyetohesha dhe nuk bëja dua. Çka nëse Allahu për shkak timin nuk ma pranon duanë - mendoja me vete.

Unë e dija qëllimin e tyre. Kjo ishte test, jo për mua, por për fenë time. Kështu dëshironin ta shihnin se a është Islami fe e vërtetë. 

Pas shumë insistimeve të tyre, fillova të lutesha.

Iu ktheva Allahut plotë lot, iu përgjërova Atij. I thashë: "O Allah, çështja nuk ka të bëjë me mua, por ka të bëjë me fenë tënde. Mos e bëj që feja jote të përgënjeshtrohet për shkak të mëkateve të mia (e të mos ma pranosh duanë për shkak të tyre)."

Erdhën pas tre ore, në kohën e ikindisë. Allahu zbriti shi nga qielli dhe ata pranuan Islamin si fe të së vërtetës.

Një herë, gjatë udhëtimit në shkretëtirë, makina pësoi një defekt dhe ne mbetëm në rrugë - pa ushqim dhe pa ujë. Pas disa orëve pranë nesh kaloi një veturë tjetër dhe u ndal. Doli të jetë një prift italian, misionar i krishterë.

I treguam për hallin tonë, dhe i kërkuam të na merrte deri te fshati më i afërt. Na tha: "Ju jeni armiqtë tanë, dhe ne nuk iu ndihmojmë armiqëve. Le të ju ndihmojë Muhamedi", dhe u nisën.

Allahu na e lehtësoi dhe makina u rregullua. Nuk shkuan as 5 kilometra dhe vërejtem makinën e tyre që ishte prishur. Iu afruam dhe i ndihmuam, e rregulluam makinën dhe u nisëm. Nuk iu thamë asgjë, vetëm i ndihmuam. Gjatë tërë kohës prifti djersitej, skuqej nga turpi që e kishte mbuluar. 

Më pas mora vesh se të gjithë misionerët në atë ekuipazh pranuan Islamin.

Pas hovit të madh të pranimit të Islamit në Rawanda, kryqtarët kishin caktuar një prift që të shkruante libra kundër Islamit. Ai nuk kishte shumë njohuri për Islamin dhe as nuk kishte libra të mjaftueshme, kështu në vitin 1984 erdhi tek unë dhe më tha:

"Më duhet ta shkruaj një libër kundër Islamit, por nuk di shumë dhe nuk kam libra të mjaftueshme, a mund të më ndihmosh?"

I thamë: "hajakAllah, ehlen ue sehlen (përshëndejte arabe) dhe i përgatitëm çaj."

Erdhi tre ditë rresht dhe mësoi për Islamin, çka mësonte edhe shkruante. Bënte pyetje të shumta. Në ditën e tretë ngriti gishtin lart dhe dëshmoi se s'ka të adhuruar me meritë pos Allahut dhe se Muhammedi alejhiselam është i Dërguar i Tij.

Ky burrë tash ka vdekur, Allahu e mëshiroftë, por ka lënë mbresa të thella tek unë. Nuk shkonte një ditë veçse ai bëhej sebep që dikush ta pranonte Islamin në duart e tij. E nëse një ditë kalonte pa e pranuar Islamin dikush në duart e tij, nuk mund të flinte dot.

Një fis në Benin kishin një magjistar dhe një idhull që e adhuronin. Ishim shumë skeptikë se do ta pranonin Islamin për shkak se nuk kishim shumë mundësi të davetit dhe magjistari na pengonte që të bëjmë davet, por prapë këmbngulnim që të bëjmë davet atje.

Një ditë ishim prezent kur ata patën një festë për idhullin e tyre. Magjistari, që po i printe festës, kishte vendosur mbi kokë një gjel dhe po shkonte drejt idhullit, që ta sakrifikonte për të.

Pak para se të mbërrinte, një shqiponjë ia kapi gjelin nga dora dhe fluturoi lart. Magjistari, i nevrikosur dhe i turpëruar, iu kthye idhullit dhe i tha:

"O Zoti ynë, pse s'po e mbron veten tënde? Ne e sollëm atë gjel për ty, ndërsa ti nuk munde ta mbrosh nga një shqiponjë? Sikur të kishte vjedhur gjelin tim do ta kisha ndjekur kudo dhe do ta kisha marrë, po t'i pse s'e ndjek dot? Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe Muhamedi alejhiselam është i Dërguar i Tij."

Ai, dhe i gjithë fshati, pranuan Islamin. Elhamdulilah.

Një jetim me emrin Faruk vinte nga një fshat që s'e kishte asnjë musliman në të. As nëna e as babai i tij nuk kishin qenë musliman. Familja e tij e sollën te ne që ta regjistrojnë në qendrën tonë.

Një ditë, unë dhe gruaja ime, së bashku me një përkthyes shkuam për davet në atë fshat. 

Nuk iu besuam syve. Ai, 6 vjeç, ishte ulur nën një pemë dhe rreth tij ishin ishin ulur mbi 15 burra. I mësonte rreth bazave të Islamit. U ulëm edhe ne me ta dhe fillum edhe ne të flasim. Menjëherë 4 prej tyre pranuan Islamin, e më pas u pasuan edhe me të tjerë.

E mora Farukun në shtëpinë time dhe i thashë:

"Pse po ua mësoje Islamin atyre?"


Më tha: "Nëse shkoj në Xhenet, do të gjej vetëm arabë dhe unë nuk di arabisht. Kam dëshirë që njerëzit e fshatit tim të jenë aty që të kënaqem me ta."

Allahu e mëshiroftë Abdurrahman Sumejtin!

Shkroi: Muslimani Ideal

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët