25
Jan
🖇 Shkruan Shejh Ahmed et-Tajar, Allahu e ruajttë:
''O ti që po sprovohesh me mësysh, vesvese, frikë apo ankth! Ja disa rregulla të dobishme: zbatoji dhe mbahu fort pas tyre, sepse përmes tyre kanë përfituar shumë njerëz para teje."
1️⃣ Rregulla e parë: Drejtohu Allahut dhe kërko strehim tek Ai!
Lidhe zemrën vetëm me Allahun, sepse Ai është Shëruesi i Vetëm. Mos e lidh zemrën me asnjë njeri, kushdo qoftë ai dhe sado e madhe qoftë fama apo përvoja e tij. Asesi mos u mbështet te rukjexhiu, as sa fija e flokut. Allahu është afër robërve të Tij dhe nuk ka nevojë për ndërmjetës mes teje dhe Atij. Sepse ndonjëherë, njerëzit po i trajtojnë rukjexhitë sikur të ishin ndërmjetës mes tyre dhe Allahut!
2️⃣ Rregulla e dytë: Bëji rukje vetes tënde!
Është vërtet për t’u çuditur me një musliman, i cili lexon Kuranin dhe beson Allahun e Lartësuar, e nuk i bën rukje vetes, fëmijëve dhe familjes së tij. Përkundrazi, ai udhëton larg, duke kaluar distanca të mëdha, vetëm për të arritur te një person si vetja e tij, dhe i paguan një çmim të lartë që t’i bëjë rukje atij ose dikujt nga familja e tij.
Allahu i Lartësuar na ka njoftuar se Kurani është shërim, dhe nuk ka thënë: “Shërimi me Kuran ndodh vetëm nëse ua lexojnë disa njerëz të caktuar.
3️⃣ Rregulla e tretë: "Mos ki frikë nga xhinët!
Pse duhet të kesh frikë prej tyre, kur edhe ata janë krijesa sikurse ne? Madje, në esencë, ata kanë frikë nga besimtari. Si është e mundur që disa e kanë kuptuar aq gabim këtë çështje, saqë fillojnë të kenë frikë prej tyre e nuk guxojnë as të flenë vetëm? Dije se kurthi i shejtanit është i dobët, dhe ti je më i fortë se ai përmes besimit, sigurisë dhe mbështetjes tënde tek Allahu. Besimtari duhet të mos ketë frikë nga xhinët; frika ndaj tyre është shenjë e dobësisë së imanit.
Është vërtet e çuditshme se si disa njerëz i lexojnë dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes, e përsëri kanë frikë prej xhinëve! Ku mbeti bindja jote në dobinë e atyre dhikreve?
4️⃣ Rregulli i katërt: Mbushe kohën e lirë me gjëra që të bëjnë dobi!
Lëre izolimin, fshehjen dhe frikën nga takimet me njerëzit! Përpiqu të shoqërohesh me të tjerët dhe mos lejo që mendimet e shqetësuara apo kujtimet e së kaluarës të të pushtojnë mendjen. Koha e lirë (pa aktivitet) është një nga shkaqet më të mëdha të vesveseve shkatërruese dhe ndjenjës së sëmundjes; shejtani e shfrytëzon pikërisht këtë boshllëk për të mbjellë frikë. Ndër punët më të dobishme janë: vizita e të afërmve dhe miqve, leximi i Kuranit dhe leximi i librave të dobishëm."
5️⃣ Rregulla e pestë: Më shumë aktivitete fizike!
Bëj ushtrime ecjeje dhe të ngjashme; lëvizja e trupit dhe aktiviteti i tij janë nga arsyet më të mëdha për largimin e shqetësimeve, frikës dhe vesveseve.
6️⃣ Rregulla e gjashtë: Edhe ushqimi ka rëndësi!
Kujdesu për ushqimin tënd të shëndetshëm, shumëllojshmërinë e tij dhe zgjidh cilësinë më të mirë, dhe lëre ushqimet e dëmshme.
7️⃣ Rregulla e shtatë: Ndrysho rutinën tënde të zakonshme!
Ndrysho rutinën tënde të zakonshme ditore dhe largoju ngurtësisë në mënyrën e jetesës.
Ndër ndryshimet më të dobishme janë:
8️⃣ Rregulla e tetë: Binde veten se je mirë!
Kupto se ajo që po kalon është thjesht një frikë që është rritur brenda teje dhe një vesves që të ka pushtuar. Hidhe tej frikën dhe dyshimin; binde veten se je i shëndetshëm. Fillimi i shërimit buron nga optimizmi dhe mendimi i mirë (besimi i patundur se Allahu do të të shërojë).
Duhet të jesh i bindur se gëzon shëndet të plotë dhe se çdo gjë që të është dukur si shenjë e ndikimit të shejtanit, do të zhduket me lejen e Allahut. Largoje nga vetja ndjenjën se je i sëmurë, me mësysh e sihr.
9️⃣ Rregulla e nëntë: Meditimi i Kuranit!
Gjatë leximit të rukjes, përpiqu ta meditosh Kuranin me gjithë qenien tënde. Mos e lejo mendjen të merret me asgjë tjetër përveç Fjalës së Allahut të Lartësuar. Përqendrohu maksimalisht dhe mos mendo për asgjë tjetër përveç Tij.
🔟 Rregulla e dhjetë: Je i bindur se shërimi është tek fjala e Allahut, Kurani.
Ai është shërues, prandaj, ji i bindur për shërim dhe ki mendim të mirë për largimin e sëmundjes.
Disa njerëz, nuk e largojnë ndjenjën që janë të prekur nga xhinët e mësyshi edhe gjatë leximit të Kuranit. Madje, me leximin e Kuranit ndaj tij, kjo ndjenjë u shtohet edhe më shumë. Ndonjëherë shfaqin veprime të pavullnetshme dhe ndonjëherë edhe humbasin ndjenjat.
Atëherë lexuesi i rukjes mendon se e ka kapur xhini, ndërsa nuk e kupton se ajo që e ka rrëzuar është frika dhe paniku i madh.
1️⃣1️⃣ Rregulla e njëmëdhjetë: Bëji kontrollet mjekësore!
Nëse vuan nga frika, vizito një psikolog të besueshëm dhe të ndershëm, i cili do të të udhëzojë drejt trajtimit të duhur. Gjithashtu, shko në spital dhe bëji analizat e nevojshme, sepse kjo gjendje mund të vijë si pasojë e mungesës së vitaminave ose nga ndonjë shkak tjetër shëndetësor.
1️⃣2️⃣ Rregulla e dymbëdhjetë: Mos i trego të tjerëve!
Sa të mundesh, shmang t’u tregosh të tjerëve për atë që ndjen ose vuan. Sepse kjo ua shton interesimin dhe pyetjet e shpeshta rreth teje. Sa herë që përpiqesh ta harrosh dhe ta injorosh, dikush të kujton përmes pyetjeve për shëndetin tënd. Prandaj më e mira është të mos tregosh, përveçse një miku këshillues, të mençur dhe të dhembshur. Me lejen e Allahut, ajo që të ka ndodhur do të jetë si një re pluhuri kalimtare që kalon dhe nuk dëmton. Madje as njerëzit më të afërt me ty nuk do ta vërejnë.
📖 Shejh Ahmed Ibn Nasir et-Tajar, në "Er-Rukjeh esh-sheri'jeh"
📌 Përktheu: Eralb Havolli