14
Mar
Te parët tanë, selefët e mirë, lexonin shumë Kuran në Ramazan, qoftë në namaz e qoftë jashtë tij.
Imam Zuhriu, Allahu e mëshiroftë, kur vinte Ramazani thoshte:
"Ai (Ramazani) është për leximin e Kuranit dhe dhënien ushqim të varfërve."
Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, kur vinte Ramazani, e linte leximin e haditheve dhe mexhliset e diturisë dhe i jepej leximit të Kuranit nga mus'hafi.
Katade, Allahu e mëshiroftë, e bënte Kuranin hatme çdo shtatë net, e këtë e kishte zakon, por kur vinte Ramazani e bënte hatme çdo tre net, ndërsa në dhjetë ditëshin e fundit, e bënte hatme çdo natë.
Ibrahim el-Nehaij, Allahu e mëshiroftë, në Ramazan, e bënte Kuranin hatme çdo tre net, ndërsa në dhjetë ditëshin e fundit, e bënte hatme çdo dy net.
Esvedi, Allahu e mëshiroftë, e bënte hatme Kuranin çdo dy net, në tërë muajin!
🖇 Shejh Salih el-Uthejmin
📖 Mexhalis Shehri Ramadan
📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal