Raporti i kërkuar mes burrit dhe gruas

10
Jan

Raporti i kërkuar mes burrit dhe gruas

Allahu udhëheqësinë e familjes ia dha burrit dhe jo gruas:

 

الرِّجالُ قَوّامونَ عَلَى النِّساءِ بِما فَضَّلَ اللَّهُ بَعضَهُم عَلىٰ بَعضٍ وَبِما أَنفَقوا مِن أَموالِهِم

"Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre." (En-Nisa: 34)

Burrat duhet të vetëdijësohen plotësisht rreth çështjes së udhëheqësisë gjatë thirrjes së tyre në fenë e Allahut nëpër shtëpitë e tyre, sepse burri ka mundësi dhe fuqi të plotë ta largojë të keqen me dorën, me gjuhën dhe zemrën e tij, në krahasim me gruan e dobët, që nganjëherë është e pafuqishme të bëjë atë, si dhe në krahasim me një të ri që ende është duke u rritur dhe zhvilluar, e që është i dobët dhe mund të frikësohet nga prindi, apo nga vëllezërit e tij të mëdhenj.

Shtëpitë nuk mund të përqendrohen fetarisht, e as moralisht, dhe njeriu nuk mund të gjejë rehatinë në to pas lodhjes dhe rraskapitjes vetëm nëse ato janë të ndërtuara mbi të përmendurit e Allahut, të formuara mbi adhurime dhe burri në to ka udhëheqësi.

Për të mos e ndjerë burri qetësinë dhe rehatinë e shtëpisë dhe për të jetuar një jetë të çrregulluar psiqikisht, të lodhur dhe i plogështuar me trup, jobesimtarët e larguan udhëheqësinë prej burrit. Ata e dinë fort mirë se kur gruaja rebelohet ndaj burrit, ai lodhet me mendtë dhe me trupin e tyre.

Për ta përmirësuar atë rebelim, i shmangen udhëheqësisë dhe kjo bie shkak që ai të mos merret me përmirësimin e problemeve jashtë shtëpisë, gjë që si rezultat e jep ngecjen e shoqërisë në aspektin shkencor dhe atë fetar dhe me këtë realizohen dobitë e të tjerëve në vendet tona.

Andaj vëlla mysliman, bëhu i kujdesshëm e mos e le anash të drejtën dhe autoritetin tënd ndaj gruas, ashtu që gruaja të bëhet ortak i yti në të, e më pas të veprojë çfarë të dëshirojë, të dalë kur të dëshirojë, e nëse ndodh kjo, atëherë dije se çrregullimi dhe e liga janë rrugës për te shtëpia jote.

Muhamed Salih el Munexhid

Përkethu: Hoxhë Irfan Jahiu

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët