Përmbledhje e shkurtër e suneteve të fitër bajramit

09
Mar

Përmbledhje e shkurtër e suneteve të fitër bajramit

1. Tekbiret të thuhen që nga nata e Bajramit e derisa të fillojë imami namazin.

2. Të jepet zekati i fitrit para namazit (kjo është koha e fundit; bën para namazit të Bajramit një apo dy ditë).

3. Të hajë hurma para se ta falë sabahun dhe këtë ta bëjë tek (1, 3 apo 5 hurma).

4. Zbukurimi dhe parfumosja  (përveç te gratë jo) gjatë shkuarjes për në namaz.

5. Larja e tërësishme e trupit. Është vërtetuar nga Ibn Omeri, njashtu edhe Neveviu e ka përcjellë se dijetarët janë të pajtimit se një gjë e tillë është e rekomanduar. 

6. Të shkojë nga një rrugë (për namaz të bajramit) dhe të kthehet nga një tjetër

7. Shokët e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem) kur takoheshin në ditë Bajrami i thoshin njëri-tjetrit: "Tekabbel Allahu minna ve minke - Allahu na pranoftë neve dhe ty!" (Ibn Haxheri e vlerëson si hasen)

Najif Jahja 

Përktheu: Burim Koçinaj

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët