Në mes të tymit

25
Nov

Në mes të tymit

Në atmosferë të belave nepër të cilat po kalojnë muslimanët, në mes të tymit të luftërave shkatërrimtare që i prek zemrat e besimtarëve duke i ngushtuar ato, besimtari ka nevojë t'i ketë në mendje këto tre nivele të njohurive themelore të cilat lidhen me emrin EL KARIB:

Niveli i parë: Njohuria me besim dhe bindje të plotë që Ai është afër, në mënyrë që të mos lodhet duke bërtitur për ndihmë nga njerëzit, ngase Zotin e njerëzve e ka afër duke i mbikëqyrë dhe në dijeni të plotë për secilin detaj, ashtu siç thotë në Kuran me qartësi të plotë: "Ai me të vërtet dëgjon gjithçka dhe është afër." [Fatir, 50].

Sa herë që shpirti i tij lodhet, ndjehet i mërzitur dhe i plogësht, i kujton këto fjalë dhe ato që i kemi përmendur me herët në këtë nivel të njohurive.

Niveli i dytë: Në mes të përulësisë poshtëruese, përçarjes së qartë, rrënimit të shtëpive, vdekjes së njerëzve dhe shkatërrimit të pasurisë, e synon mëshirën dhe është në kërkim të saj, e shpreson mëshirën e Tij përmes të cilës përfundon përulja e vëllezërve, tradhtitë e njëpasnjëshme, për të përfunduar tek fjala e të Vërtetit, të  Lartësuarit: "Vërtet mëshira e Allahut është afër bamirësve." [el- Araf, 56].

O Allah! Pra, nuk ka asgjë në mes luftëtarit të gatshëm për luftë, i cili është i gatshëm ta flijojë shpirtin e tij për EL XHEBBAR-in përveç një perde të tejdukshme të cilës i kanoset bamirësia kualitative. Mjafton që luftëtari të luftojë ashtu sikurse engjëjt, pra, duke pasur ndjësi që po e sheh Allahun!  E nëse nuk e arrin këtë ndjësi, le ta dijë që Ai e sheh Atë, e në këtë formë nuk e shkrep asnjë plumb pa pasur përgjigje të plotë përse e shkrepi atë, në atë moment të caktuar! E robi nuk ndalet duke kaluar nga një bamirësi tek tjetra, e si rrjedhojë mëshira e Allahut i afrohet më shumë se të tjerëve, derisa ta mbulojë atë mëshira nga secila anë, ta shpëtojë nga tymi vdekjeprurës në retë e kenaqësisë.

Niveli i tretë: Vazhdon për ditë të tëra të qëndrojë duke rënkuar, rënkim pas rënkimi. Sprovat i rëndohen edhe më shumë, me ç’rast mbetet i rrethuar nga secila anë, e në këtë gjëndje luftëtari strehohet tek ajeti i tretë, në të cilin i Vërteti thotë: "A nuk e di që fitorja e Allahut është afër." [el-Bekare, 214].

Pra, ashtu siç është i Lartësuari afër robërve të Tij, mëshira e Tij është po ashtu afër bamirësve, edlhe fitorja gjithashtu është afër dhe vjen nga Allahu përmes ushtrisë së Tij: "Dhe vërtet ushtria Jonë do të jenë ata ngadhënjyesit." (es-Safat, 173).

Në këtë formë Allahu i forcon zemrat të cilat i ka lodhur pritja dhe i ka rraskapitur durimi, andaj e presin këtë fitore të afërt në secilën ditë dhe natë.

Ali ibn Xhabir el Fejfi
"Ai është Allahu Rrugëtim drejt qiellit të shtatë" fq. 182-184.
Botoi Fjala e Bukur

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët