Kush i ndihmon muslimanët në Palestinë?

17
Oct

Kush i ndihmon muslimanët në Palestinë?

Flladi i EL-LATIF

Kur EL-LATIF do të të ndihmojë, shkakun që nuk e prisje të ndodhte, ndodh, madje bëhet gjëja kryesore përmes së cilës triumfove.

E nëse Ai do që ti të përfitosh nga bujaria e Tij, e shndërron personin më koprrac në njeriun më bujar ndaj teje.

Nëse EL-LATIF dëshiron ta largojë ndonjë të keqe, bën të mos e shohësh fare, ose nuk i hap rrugë për tek ti, ose ua mundëson të takoheni e të ndaheni pa të prekur fare ajo!

Atëherë kur Ai do të të mbrojë nga një mëkat, e mbjell urrejtjen në zemrën tënde për të, apo e bën shumë të vështirë arritjen deri tek ai, apo bëhesh i egër ndaj tij, apo afrohesh deri tek ai, pastaj ta vë një pengesë e cila të zmbraps prej tij!

Robërit e mirë të Allahut janë të vëmendshëm për këto mirësi të EL-LATIF. Shohin me sytë e tyre çdo prekje hyjnore nga Ai, e ndiejnë dhe e kuptojnë në momentin që u ndodh.

EL-LATIF, kur deshi ta nxjerrë nga burgu Jusufin, alejhi selam, nuk i shkatërroi muret e burgut, e as nuk e urdhëroi ndonjë nga engjëjt e Tij t'ua nxjerrin shpirtrat nga trupat e tyre që i bënë padrejtësi. Nuk e urdhëroi as vetëtimën ta shkatërrojë drynin e hekurt, por ia mundësoi mbretit të shohë një ëndërr, e cila bëhet shkak i fshehur dhe i padukshëm për ta shpëtuar Jusufin, alejhi selam, të pafajshëm, nga prangat e tiranëve zullumqarë!

EL-LATIF e riktheu Musain, alejhi selam, tek e ëma e tij. Nuk shkaktoi luftë përmes Benu Israilëve duke i bërë të protestonin dhe ta kundërshtonin tiraninë e Faraonit, e pastaj të bëheshin edhe vetë të padrejtë siç ishin në fillim, jo... Por, e bëri gojën e Musait, alejhi selam, ta refuzojë gjirin e secilës grua, përveç nënës së tij! Në këtë mënyrë kthehet tek nëna e tij, zemra e së cilës u zbraz kur e lëshoi të birin e saj në ujë!

Në momentin kur EL-LATIF deshi ta shpëtojë Pejgamberin dhe ata që ishin me të, nga mundimet që ua shkaktonin bijtë e Hashimit (Benu Hashim). Nuk u çoi atyre tërmete shkatërruese për t'i rrënuar padrejtësitë e kurejshëve përfundimisht, por u dërgoi vetëm ca insekte t'i hanin fjalët e marrëveshjes së tyre të ndyrë! Ata u zgjuan dhe panë qartësisht, me sytë e tyre, se ishte shkatërruar padrejtësia nga disa insekte të imtë, të cilët i sheh me shumë vështirësi!!

Ai është EL-LATIF, i Lartësuar, me gjëra shumë të vogla i rregullon punë të mëdha. Vullneti i Tij plotësohet në atë formën që do, përderisa robi i Tij nuk është në dijeni të asaj që është duke ndodhur!

Ali ibn Xhabir el Fejfi
Ai është Allahu (Rrugëtim drejt qiellit të shtatë), Fq. 55,56

Botuar nga shtëpia botuese FJALA E BUKUR!

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët