KUR TË FALËSH, MOS FSHIKULLO!

07
Feb

KUR TË FALËSH, MOS FSHIKULLO!

Dëmtohemi, ndihemi të ofenduar dhe, si rrjedhojë, lëndohemi. Krijohet një gjendje mllefi që do të bënim çmos po të kishim mundësi ta shfryjmë. Pastaj reagon arsyeja, ndërgjegja, mbase edhe dashuria për atë që na ka lënduar dhe ndalemi...

Në anën tjetër, edhe tjetri e sheh se ka gabuar, ndihet në faj dhe e bren ndërgjegja. Ndonjëri gjen forcën edhe të kërkojë falje. Këtu paraqitet rasti për të trajtuar një plagë, për të shkarkuar një barrë dhe për të kthyer një lidhje që është afër shkëputjes.

Nëse vendos të falësh, bëje si duhet. Nëse dëshiron të të ndjejë Zoti, ofro edhe ti ndjesë mirëfilli.

Ama, kujdes! Të thuash: qofsh i falur, e të vazhdosh fshikullimin me kamxhikun e ofendimit, shfryrjes së mllefit apo qoftë edhe vetëm qortimit, kjo nuk është falje. Falja dhe ndëshkimi nuk durohen, ata nuk shkojnë bashkë assesi. Mos i thuaj asnjërit: të fal, por...

Thuaj: të fal, Zoti të faltë.

Jusufi (alejhisselam) u tha vëllezërve pas gjithë atyre vuajtjeve që e kishin bërë t'i përjetojë:

"Nuk ka qortim për ju sot. Allahu ju faltë!" (Kur'an)

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët