14
Mar
Të parët tanë, selefët e mirë, e zgjasnin shumë namazin e taravisë. Siç transmetohet në hadithin e Seib ibn Jezid, radijAllahu anhu, që ka thënë:
"Ai që iu printe njerëzve në namaz, lexonte qindra ajete, derisa ne mbështeteshim në shkopinjtë tanë, nga gjatësia e namazit."
E kjo është krejt ndryshe prej asaj që veprojnë njerëzit sot, duke pasur parasysh që ata i falin teravitë me një shpejtësi të madhe, nuk e kryejnë namazin e teravive me qetësi dhe prehje, cilësi këto që janë shtylla prej shtyllave të namazit, pa të cilat namazi nuk është i saktë. Kështu që duke mos u plotësuar këto shtylla, i lodhin ata që janë pas tyre, të dobëtit fizikisht, të sëmurit, të moshuarit etj. rrjedhimisht i bëjnë dëm vetes, e i bëjnë dëm edhe të tjerëve.
Dhe vërtet e kanë përmendur dijetarët, Allahu i mëshiroftë, se është e urrejtur (mekruh) për imamin që ta falë namazin me atë shpejtësi që ua pamundëson atyre që falen pas tij të veprojnë atë që është sunet (sunetet e namazit). E çfarë të themi kur imami falet me aq shpejtësi saqë ua pamundëson atyre të veprojnë, atë që është vaxhib (shtyllë). Kërkojmë mbrojtje prej Allahut!
🖇 Shejh Salih el-Uthejmin
📖 Mexhalis Shehri Ramadan
📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal