Dashuria

06
Aug

Dashuria

 Dashuria e vë në lëvizje atë që do ta fitojë, atë që e dëshiron për t'u qetësuar. Ajo e vë në lëvizje atë që e do Lavdiplotin, i cili e do Kuranin, diturinë dhe besimin, ndërsa e vë në lëvizje edhe atë që e do gjynahun, i cili i do idhujt, femrat dhe fëmijët, vendin dhe vëllezërit e vet. 
Nga çdo zemër fillon rruga kah ajo që dëshirohet, ngase ai që dashuron vihet në lëvizje me kujtimin e tij dhe jo me kujtimin e dikujt tjetër. 
Prandaj, ai që i do femrat dhe fëmijët, kuranin e shejtanit(muzikën), i cili e ka domethënien vetëm melodi dhe zërin e bukur, nuk do të vihet në lëvizje me dituri e me argumentet e fesë dhe as duke recituar Kuran. Mirëpo, kur përmendet ajo që ai e dëshiron, do të rrëqethet i tëri, do të vihet në lëvizje brendia dhe jashtësia e tij nga malli për atë dhe nga gëzimi për shkak të përmendjes së tij.

Të gjithë të dashurit janë të rremë dhe kalimtarë, pos Allahut xh.sh. dhe atyre që Ai i mbron, e ata janë i Dërguari i Tij, Libri i Tij, Feja e Tij dhe besimtarët. Kjo dashuri është jetëgjatë, jetëgjata janë frytet e saj, kënaqësia e saj zgjat aq sa zgjat edhe ai që e dashuron. Zgjat superioriteti i saj ndaj dashurive të tjera, si dhe superioriteti i atij që këtë e do më shumë se gjithçka tjetër.

Nëse lidhjet ndërmjet atyre që dashurohen do të këputen, apo nëse zhduken shkaqet e dashurisë së tyre, shkaqet e dashurisë ndaj Allahut xh.sh. mbeten. 
Lavdiploti thotë:
"Ah, sikur ta shihnin çastin kur të adhuruarit do t'i braktisin adhuruesit e tyre, kur të gjithë do të shohin dënimin e midis tyre do të këputet çdo lidhje" [Kuran, Bekare, 166].

Ibn Abasi deklaron se këto lidhje janë dashuri, gjersa Muxhahidi mendon se këto janë lidhje të kësaj bote. Ed-Dahhaku thekson se kjo nënkupton kur u vjen çasti i caktuar dhe hidhen në zjarr, ndërsa Ebu Salihu konsideron se këto janë lidhje biznesi.

Të gjithë këta kanë të drejtë, ngase këto lidhje janë interesa të kësaj bote që kanë ekzistuar mes tyre. Do të provohen nga ajo që u nevojiten më së shumti. Nga ana tjetër, lidhjet e atyre që e besojnë Allahun xh.sh. do të zgjasin derisa të zgjasë ajo që e adhurojnë dhe që e duan, ngase lidhja e ndjek cakun, gjersa ai të ekzistojë.

Ibn Kajjim
Kurthet e Shejtanit fq: 235,236

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët