Cili është gjykimi për mbulimin e fytyrës së grave gjatë Haxhit apo Umres?

13
Jun

Cili është gjykimi për mbulimin e fytyrës së grave gjatë Haxhit apo Umres?

Gjatë gjendjes së Ihramit nuk duhet të mbulohet fytyra me nikab, as në Haxh, e as në Umre, mirëpo duhet të mbulohet me diçka tjetër, duhet të mbulohet me himar (shami e gjatë), me diçka nga veshja që e lëshon nga koka dhe e mbulon fytyrën e saj."

Aishja, radijAllahu anha, ka thënë: "Ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në haxhin lamtumirës, kur burrat kalonin afër nesh, njëra nga ne e lëshonte shaminë nga koka dhe e mbulonte fytyrën derisa kalonin." 

Pra, ajo që quhet nikab, që është bërë për mbulimin e fytyrës, në të cilën duken vetëm sytë, i thonë nikab, apo burka, nuk duhet të veshet në Haxh apo Umre, mirëpo veshet diçka tjetër (për mbulimin e fytyrës).

Kjo është argument se në kohën e Pejgamberit ﷺ gratë mbanin nikab dhe dorëza gjatë gjendjes së Ihramit, andaj i Dërguari ﷺ tha: "Në gjendje të ihramit (haxh apo umre), mos veshni nikab dhe dorëza."

Po ashtu ky hadith është argument se gratë në kohën e të Dërguarit ﷺ veshnin nikab dhe dorëza, mirëpo në gjendjen e ihramit u ndaluan ta bënin këtë.

🖇 Shejh Abdulaziz Bin Baz, Allahu e mëshiroftë!

📌 Përktheu: Eralb Havolli

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët