Si dukej Othmani, radijAllahu anhu?

08
Oct

Si dukej Othmani, radijAllahu anhu?

Si dukej Othmani, radijAllahu anhu?

Othmani, radijAllahu anhu, kishte lëkurë esmere (ngjyrë kafe e lehtë, karakteristike për racën arabe), kishte një fytyrë të bukur dhe lekurë delikate, mjekër të madhe dhe të dendur. Nuk ishte as shumë i gjatë dhe as i shkurtër, me kokë të madhe dhe pak të larguar nga supet!

"Ishte i gjerë në shpatulla dhe kishte flokë të shumtë. Trupi i tij ishte mesatar, flokët i kishte të bukur dhe kaçurrela, të cilat i mbante të lidhura dhe i lëshonte deri te veshët. Fytyra e tij ishte e bukur dhe anonte kah e bardha, megjithatë është thënë gjithashtu se kishte lëkurë esmere." (Tarih et-Taberi, Sifetu es-Safveh)

Për të është thënë: "Othmani është më i bukuri ndër njerëz." (Imam Ahmedi në "Musned")

Othmani, radijAllahu anhu, kishte një trup të bukur, fytyrë të këndshme, ishte zemërgjerë, shumë i turpshëm dhe shumë bujar. (El Bidaje ue Nihaje, 7/215)

Cilësia e tij më e dalluar ishte turpi, deri në atë masë saqë edhe melekët turpëroheshin prej tij.

Aishja, radijAllahu anha, tregon: "Një ditë gjersa i Dërguari ﷺ po qëndronte i shtrirë në shtëpinë time, kofshët i kishte të zbuluara - apo kërcirët, Ebu Bekri kërkoi leje për të hyrë dhe i dha leje, ndërkohë që i Dërguari ﷺ qëndronte në atë gjendje dhe bisedonte me të, pastaj kërkoi leje Omeri për të hyrë dhe i dha leje, e ai ﷺ vazhdonte të qëndronte në atë gjendje që ishte (pa ndërruar pozicion) ndërkohë bisedonte me të.

Pastaj Othmani kërkoi leje për të hyrë, në atë rast i Dërguari ﷺ u ul dhe e rregulloi rrobën, e vazhdoi të bisedonte me të. Pasi doli Othmani, Aishja, radijAllahu anha, tha: 

"Hyri Ebu Bekri, e nuk lëvize nga vendi e nuk i kushtove rëndësi, pastaj hyri Omeri e nuk lëvize dhe nuk i kushtove rëndësi, e kur hyri Othmani, u drejtove dhe i rregullove rrobat!?" 

I Dërguari ﷺ u përgjigj: "A të mos turpërohem nga një njeri, prej të cilit turpërohen edhe melekët?" (Muslimi)

📖 Shkëputur nga libri "Es Sirah el Uthmanijjeh"

📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët