T’i mirëmenaxhojmë rrjetet sociale

19
Oct

T’i mirëmenaxhojmë rrjetet sociale

Konsideroj se ndër sfidat e kohës në të cilën po jetojmë janë edhe rrjetet sociale, për ne dhe familjet tona, prandaj desha t'i përcjell disa porosi:

-Kujdes, mos iu qas rrjeteve sociale pa nevojë dhe pa arsye, sepse je duke shpenzuar për to pasurinë më të çmuar, kohën.

-Rendit prioritetet në jetën tënde sipas peshës dhe rëndësisë e më pas vepro.

-Le të të shoqërojë ndjesia e përcjelljes së Allahut përgjatë qasjes tënde në rrjetet sociale!

-Trajtoje veten tënde para se të merren të tjerët me ty, shiko vetën tënde si ke qenë para përdorimit të rrjeteve sociale dhe ku ke përfunduar tani pas sa viteve a muajve? 

-Mos krijo varësi nga rrjetet sociale, por nëse kjo veçse ka ndodhur, atëherë mos e vono trajtimin sepse çdo vonim do të të kushtojë.

-Pyete veten tënde sa për qind ka ndryshuar sjellja jote nga koha e përdorimit të rrjeteve sociale deri më tani?

-Mëso si t’i eliminosh mesazhet që nuk të duhen dhe ruaje zemrën tënde sepse është e ndjeshme. Jo rastësisht është paraparë urrejtja e gjërave negative me zemër, me qëllim që ti të mbrohesh nga gjërat e këqija. Nëse

nuk i urren ato me zemër, ato do të jenë pjesë e jotja në të ardhmen.

-Nëse nuk e kundërshton të keqen, ajo bëhet pjesë e jotja normale, më pas të tërheq, madje të ngazëllen derisa të fillosh ta praktikosh në jetën e përditshme.

-Kjo gjendje vërtet paraqet rrezik, prandaj ulu me vetveten dhe merre në llogari atë. Menaxhoje egon tënde, mos lejo që egoja jote të të menaxhojë e të të dirigjojë ty.

-Për fund, korrigjo vetveten duke analizuar se sa orë në ditë ke qëndruar në rrjete sociale e sa orë të tjera je përkushtuar në vlera, adhurime, studime, obligime etj.
Allahun e lus të na e përmirësojë gjendjen tonë!

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët