07
Sep
Si falet namazi i eklipsit?
📃 Është e pëlqyeshme për muslimanët, burra dhe gra, që ta falin namazin e eklipsit (ar. salatul kusuf) kur ndodh eklipsi i diellit apo i hënës. Mund ta falin në xhemat apo individualisht, të dyja janë të lejuara, por falja në xhemat për burrat është më e mira.
🖇 Mënyra e faljes së namazit të eklipsit:
1- Namazliu fillon me tekbir dhe e lexon lutjen e hapjes së namazit (subhaneke...).
2- Pastaj e lexon Fatihanë dhe një sure të gjatë.
3- Bën ruku të gjatë.
4- Ngrihet nga rukuja duke thënë: Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd.
5- Pas ngritjes nga rukuja, e lexon përsëri Fatihanë dhe një sure të gjatë.
6- Bën përsëri ruku të gjatë.
7- Ngrihet nga rukuja duke thënë: Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd.
8- Bën sexhde të gjatë.
9- Ngrihet nga sexhdja.
10- Bën përsëri sexhde të gjatë.
11- Ngrihet për rekatin e dytë, e lexon Fatihanë dhe një sure të gjatë dhe vepron njësoj si në rekatin e parë.
12- Pas rukusë së fundit dhe dy sexhdeve, ulet për teshehud.
13- Jep selam.
📃 Pëlqehet që imami pas namazit ta mbajë një hutbe (këshillë) për xhematin, t’i këshillojë dhe t’ua kujtojë atyre këtë fenomen (që tregon fuqinë e Allahut), sepse kjo është prej sunetit.
🖇 Shejh Muhamed Muhena
📌 Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj