Si dukej Omeri, radijAllahu anhu?

08
Oct

Si dukej Omeri, radijAllahu anhu?

Si dukej Omeri, radijAllahu anhu?

Omeri, radijAllahu anhu, kishte lëkurë esmere (një ngjyrë kafe e lehtë tipike për racën arabe), ishte shumë i gjatë, më shtatlarti ndër njerëzit, me një trup të fuqishëm. Ishte tullac dhe kishte aftësinë të përdorte njëlloj të dyja duart për punë. Mjekra e tij ishte e dendur dhe ai e ngjyroste me kanë.

Transmetohet se Zir Ibn Hubejsh, radijAllahu anhu, ka thënë: "E kam parë Omer ibn Hatabin, radijAllahu anhu, ishte majtak, tullac, esmer dhe më i shtatlarti ndër njerëzit, (aq sa dukej) sikur të ishte hipur mbi një kafshë." (El-Isabeh, 4/484)

Po ashtu, transmetohet nga Zir ibn Hubejsh, radijAllahu anhu, që ka thënë: "Dola me banorët e Medinës në Ditën e Bajramit dhe e pashë Omer ibn Hatabin, radijAllahu anhu, duke ecur këmbëzbathur. Ishte plak tullac, esmer, mund të punonte njësoj me të dy duart, i gjatë dhe më i larti ndër njerëzit (aq sa dukej) sikur të kishte hipur mbi një kafshë." (Hakimi, në "Mustedrak" 4535)

Omeri, radijAllahu anhu, kishte një zë të fuqishëm, jetonte me modesti dhe përballonte vështirësitë me qëndrueshmëri. Ishte i ashpër kur bëhej fjalë për mbrojtjen e parimeve të fesë së Allahut. Shpesh mbante një shakull (një lëkurë bagëtish të përpunuar) mbi supet e tij dhe kishte një autoritet të madh (hejbe) ndër njerëzit.

Transmeton Abdullah Ibn Shedad, radijAllahu anhu, që ka thënë: "E kam dëgjuar Omerin duke qajtur me dënesë, ndërsa isha në safat e fundit, teksa ai lexonte ajetin:

قَالَ إِنَّمَآ أَشْكُوا۟ بَثِّى وَحُزْنِىٓ إِلَى ٱللَّهِ

(Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut.” (Jusuf: 86)

Omeri, radijAllahu anhu, shalonte gomarë dhe deve, duke përdorur kapistra me shumë fije. Ai rrallëherë qeshte dhe nuk bënte shaka me askënd. Mbante një unazë ku ishte e shkruar: "Të mjafton vdekja si përkujtues, o Omer."

📖 Shkëputje nga libri "Es Sirah el Umerijjeh""

📌 Përktheu: Eralb Havolli

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët