Si dukej Ebu Bekri, radijAllahu anhu?

08
Oct

Si dukej Ebu Bekri, radijAllahu anhu?

Artikull:

Si dukej Ebu Bekri, radijAllahu anhu? 

Ebu Bekri, radijAllahu anhu, ishte i bardhë, truphollë, i dobët në peshë, nuk e mbërthente izari i tij për shkak të fizikut të dobët

Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kush e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia, Allahu nuk do ta shikojë atë në Ditën e Gjykimit." Andaj, Ebu Bekri, radijAllahu anhu, tha: "O i Dërguari i Allahut, njëra anë e rrobës sime lëshohet, përveç nëse e ruaj."

I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: "Ti nuk e bën këtë nga mendjemadhësia." (Buhariu, 3665)

Në komentin e këtij hadithi është thënë: "Arsyeja që Ebu Bekrit i lëshohej rroba ishte shtati i hollë. (Fethul Bari, 426/11) 

Sytë i kishte të futur brenda, ndërsa ballin e kishte të dalë jashtë. Ishte i thatë në fytyrë, faqet i kishte të thata. Kishte shtat të mirë, as nuk ishte i gjatë, por as nuk ishte i shkurtër. Pulpat e këmbeve i kishte të holla e me pak mish në to. Mjekrrën e tij e ngjyroste me kanë.

Kajs ibn Ebi Hazim, radijAllahu anhu, ka thënë: "Hymë bashkë me Aliun tek Ebu Bekr es-Sidiku, ndërkaq ai ishte një burrë truphollë, me lëkurë të lehtë e të bardhë. (Tabakat el-Kubra, Ibn Sadij 100/3)

Transmetohet nga Enesi, radijAllahu anhu, se ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ arriti në Medinë, më i vjetri në moshë nga sahabët ishte Ebu Bekri, kështu që ai e lyente mjekrën e tij me kanë dhe ketem (lloje të bimëve për ngjyrosjen e mjekrës dhe flokëve)." (Buhariu 676/7)

Transmetohet nga Muhamed ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: "E kam pyetur Enes ibn Malikun, radijAllahu anhu, se a e lyente Ebu Bekri, radijAllahu anhu, mjekrën e tij? Tha: "Po, me kanë e ketem." (Muslimi, 2341, 101)

Ebu Bekri, radijAllahu anhu, ishte njeri i ndjeshëm, saqë transmetohet se Aishja, radijAllahu anha, ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u sëmur, me sëmundjen prej të cilës vdiq, hyri koha e namazit, u thirr ezani, kështu që i Dërguari i Allahut ﷺ tha: 'Thuani Ebu Bekrit që t'ua falë namazin njerëzve!'

Aishja, radijAllahu anha, tha: 'Vërtet Ebu Bekri është njeri i ndjeshëm, nëse ngrihet në vendin tënd (për ta udhëhequr namazin) nuk do të mund t'iu prijë njerëzve në namaz (nga e qajtura)." (Buhariu dhe Muslimi) 

Në një transmetim tjetër: "O i Dërguari i Allahut ﷺ, vërtet Ebu Bekri është një njeri i ndjeshëm, kur lexon Kuran nuk përmbahet dot nga e qajtura." (Buhariu, 678, 682)

📖 Shkëputje nga libri: "Siratul Atik Ebi Bekr es-Sidik"

📌 Përktheu: Eralb Havolli

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët