25
Mar
Shenja që flasin! - Ethere të çuditshme për natën e 27-të!
🖇 Ubej ibn Kabi, radijAllahu anhu, betohej se nata e 27-të është Nata e Kadrit, dhe këtë e mbështeste me lindjen e diellit pa rreze në mëngjesin pas asaj nate.
🖇 Transmetohet se Abdeh ibn Ebi Lubabe, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Nata e Kadrit është nata e njëzeteshtatë (27)."
Ai e mbështeste këtë mendim duke vëzhguar yjet (sepse kishte vënë re se në natën e 27-të yjet nuk binin, që do të thotë se shejtanët nuk goditeshin me to).
🖇 Po ashtu transmetohet se Abdeh (në natën e 27-të kishte qenë pranë detit) dhe e kishte shijuar ujin e tij, i cili kishte qenë i ëmbël."
🖇 Disa prej selefëve kanë treguar se në natën e 27-të të Ramazanit, ndërsa po bënin tavaf rreth Qabes, kishin parë melekët në ajër duke bërë tavaf mbi kokat e njerëzve.
🖇 Ebu Musa el-Medinij ka transmetuar, nëpërmjet Ebu Shejh el-Esbahanit me zinxhir transmetimi nga Hamad ibn Shuajb, i cili ka thënë:
"Isha në vendin e quajtur Es-Sawad dhe kur filluan dhjetë netët e fundit të Ramazanit, nisa të vëzhgoja natën. Një burrë më pa dhe më pyeti: ‘Çfarë po shikon?’ Unë i thashë: ‘Po kërkoj Natën e Kadrit.’ Ai më tha: ‘Fli, se do të të njoftoj unë.’
Kur erdhi nata e 27-të ai erdhi, më mori për dore dhe më çoi tek palmat. Aty pamë se palmat kishin ulur degët e tyre në tokë. Më tha: ‘Këtë nuk e shohim asnjëherë gjatë vitit, përveçse në këtë natë.’”
🖇 Dhe Ebu Musa përmendi me zinxhir transmetimi se një burrë i paralizuar iu lut Allahut natën e 27- të dhe Allahu e shëroi.
🖇 Dhe (është transmetuar) për një grua të paralizuar gjithashtu (që u shërua).
🖇 Dhe për një burrë në Basra që kishte qenë memec për tridhjetë vjet, ai iu lut Allahut natën e 27-të dhe Allahu ia liroi gjuhën dhe ai foli.
E lusim Allahun që të na mundësojë ta arrijmë këtë natë dhe të dalim prej saj të falur.
📖 Ibn Rexhebi, në: "Letaif el-Mearif"
📌 Përktheu: Eralb Havolli