Shembuj të përkushtimit të selefëve në Ramazan!

08
Mar

Shembuj të përkushtimit të selefëve në Ramazan!

Gjeneratat e para të muslimanëve (Es-Selefus Salih) e lexonin shumë Kuranin, si në namaz ashtu edhe jashtë tij.

● El-Esvedi e bënte hatme Kuranin çdo dy net në Ramazan.

● Ibrahim en-Nehai vepronte njësoj si Esvedi, veçanërisht në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.

● Katade e bënte hatme Kuranin çdo shtatë net, por kur vinte Ramazani, e përfundonte çdo tre net. Në dhjetë netët e fundit, e bënte hatme çdo natë.

● Imam Shafiu i bënte 60 hatme gjatë Ramazanit, jashtë namazit (pasi me hatmet në namaz, numri ishte edhe më i madh).

● Imam Zuhriu, kur hynte Ramazani, thoshte: "Ky muaj është për leximin e Kuranit dhe dhënien e ushqimit."

● Imam Maliku, në Ramazan, e linte leximin e haditheve dhe mexhliset e diturisë, duke iu përkushtuar plotësisht leximit të Kuranit nga mus'hafi.

● Imam Sufjan eth-Theuri, kur hynte Ramazani, linte një pjesë të ibadeteve të tjera dhe fokusohej në leximin e Kuranit.


📖 Ibn Rexhebi, në: "Letaif el-Mearif"
📌 Përktheu: Eralb Havolli

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët