14
Dec
Ndjenja e nevojës për liri dhe dinjitet nxitë guximin për dije, ndërsa dija e fituar jep forcë për të arritur lirinë. Kjo është fryma e një populli në Lindjen e afërt, popull i cili në vitin 2014 u godit rëndë nga sulme që dëmtuan minimumi 83 shkolla të ndërtuara dhe drejtuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA).
Edhe përkundër shtypjes, presionit, izolimit dhe vështirësive ekonomike, familjet palestineze kanë treguar se duan arsimin dhe përparimin. Në një publikim të Unicef (2018) thuhet se 95.4% e fëmijëve janë të regjistruar në shkollat e nivelit të arsimit bazë, një përqindje që vendos Palestinën mbi Kroacinë në këtë aspekt, e cila sipas Bankës Botërore në vitin 2018 kishte një vlerësim prej 94.6%, dhe në publikimin e fundit vlerësohej me vetëm 92.9% (2020).
Sipas Byrosë Qendrore Palestineze të Statistikave në vitin 2021, shkalla e analfebetizmit për moshat mbi 15 vjet në Bregun Perendimor ishte 2.5%, ndërsa në Gazë 2%, të dyja këto shkallë janë më të ulëta se shkalla e analfebetizmit në Portugali, e cila sipas Bankës Botërore në vitin 2021 kishte shkallë të analfebetizmit më të lartë se 3%.
Assesi nuk mund të thuhet se kanë akademi dhe universitete të ngjashme apo më të forta se ato të Perëndimit, por absolutisht që do i kishin po të mos jetonin në “burgun pa tavan”.