07
Mar
Gjeneratat e para të muslimanëve (Es-Selefus Salih), e zgjasnin shumë namazin e teravive. Siç transmetohet në hadithin e Seib ibn Jezid, radijAllahu anhu, i cili ka thënë:
"Ai që iu printe njerëzve në namaz, lexonte qindra ajete, derisa ne mbështeteshim në shkopinjtë tanë, nga gjatësia e namazit."
Kjo është krejt ndryshe nga ajo që ndodh sot, ku shumë njerëz e falin namazin e teravive me shpejtësi të madhe, pa e përmbushur qetësinë dhe prehjen e duhur.
Këto dy cilësi janë shtylla themelore të namazit, pa të cilat ai nuk është i saktë.
Kur këto shtylla nuk përmbushen, ndodh që:
Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë se është e urrejtur (mekruh) për imamin që ta falë namazin me një shpejtësi të tillë, që ua pamundëson xhematit të veprojnë sunetet e namazit. Por, çfarë të themi kur imami falet aq shpejt saqë ua pamundëson njerëzve edhe përmbushjen e shtyllave të namazit (vaxhibet)?
Kërkojmë mbrojtje nga Allahu!
🖇 Shejh Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
📖 Mexhalis Shehri Ramadan
📌 Përktheu: Eralb Havolli