Ana e errët e jetës në perëndim - pse kjo gjendje?

21
Feb

Ana e errët e jetës në perëndim - pse kjo gjendje?

Të gjithë jemi të habitur me zhvillimet që kanë ndodhur vitet e fundit në perëndim, por përmes këtij artikulli do të mundohemi të paraqesim anën tjetër të medaljes, anën e errët të jetës në këto vende ku materializmi ka arritur kulmin dhe njerëzorja po humbet çdo herë e më shumë.

Në perëndim është krijuar një kaos që ka kapluar të gjitha sferat e shoqërisë. Nuk kanë mbetur nga vlerat përveçse nocionet boshe, të pakuptimta. Shembull ideal për të paraqitur këtë krizë shoqërore janë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që njerëzit shpesh e shohin si vendin ideal për të jetuar.


Në këtë artikull do të shpalosim disa statistika për këtë vend dhe jetesën në këtë shoqëri, e të cilat pasqyrojnë një shoqëri pranë një kolapsi të madh. Burimet që referencohen në këtë artikull janë nga qeveria ose nga organizata të dëshmuara ndërkombëtare që merren me hulumtime të këtij lloji.

Statistikat në vazhdim e tregojnë më së miri gjendjen e mjerueshme të shoqërisë në këtë vend, ndarja është bërë në disa kategori kryesore në të cilat çalon kjo shoqëri.

Problemet shëndetësore

Shteti amerikan ndonëse njihet si një ndër shtetet që investon më së shumti në shëndetësi, prapë se prapë ka dështuar që qytetarët e saj t’i mbajë të shëndetshëm. Sfida më e madhe e shoqërisë amerikane është shëndeti mendor. Statistikat që flasin për këtë fakt janë të frikshme dhe treguesit janë të qartë që problemet mendore në shoqërinë amerikane janë vetëm duke u thelluar dita ditës. Presioni, stresi, shthurja e shoqërisë, kostoja e jetesës dhe problemet tjera sociale kanë ndikuar që amerikanët të mos bëjnë jetë aspak të rehatshme.

Sipas një raporti të publikuar nga National Center for Health Statistics (tutje NCHS) [1], 18% e të rriturve në SHBA përdorin medikamente të ndryshme për t'i zërë gjumi. Kjo nga e shkalla e madhe e pagjumësisë që vuajnë ata. Kjo i bie që afër 50,000,000 njerëz përdorin medikamente për gjumë, ku shumica e tyre janë gra.

Ndërsa sa i përket problemeve më të mëdha, siç është depresioni, gjatë viteve 2015-2018, 13% e të rriturve përdorën medikamente kundër depresionit [2], ku më shumë kishte gra (17.7%) sesa burra (8.4%).

Në vitin 2023 statistikat janë shokuese. Gallup Inc. (organizatë e njohur botërisht për hulumtime dhe statistika) në publikimet e tij tregon për 29% e të rriturve që raportojnë sa kanë vuajtur apo vuajnë nga depresioni. Një në tre gra (1/3) raportojnë se kanë vuajtur nga depresioni, ndërsa një në pesë burra (1/5) e raportojnë të njëjtën. [3] Statistikat gjithashtu tregojnë se 20% e studentëve përdorin ilaçe kundër depresionit. [4]

Depresioni ka pësuar rritje të madhe në SHBA, saqë NCHS thotë se:

Depresioni i madh është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara. Për disa individë, depresioni i madh mund të rezultojë në dëmtime të rënda që ndërhyjnë ose kufizojnë aftësinë e dikujt për të kryer aktivitete të mëdha jetësore. [5]

Këto shkalla të larta të depresionit dërgojnë edhe deri te vetëvrasja. Sipas CDC-së (Centers for Disease Control and Prevention, Organizatë ndërkombëtare me seli në SHBA):

Në vitin 2021, rreth 12.3 milionë amerikanë të rritur menduan seriozisht për vetëvrasje, 3.5 milionë planifikuan një tentativë vetëvrasjeje dhe 1.7 milionë tentuan vetëvrasje. [6]


Fëmijet pa baba

Një krizë tjetër janë edhe nënat që rrisin fëmijë pa baba. Kjo ua vështirëson nënave rritjen e fëmijëve si dhe e minimizon kujdesin adekuat për këta fëmijë.

Në SHBA, këtë vit janë mbi 10,000,000 nëna që rritin fëmijë të vetme, 51.4% e tyre nuk kanë qenë kurrë të martuara por kanë pasur fëmijë jashtë martesor dhe 29.3% e tyre janë të divorcuara. [7]

Në vitin 2008, në SHBA, mbi 40% e nënave që kanë lindur fëmijë ishin të pamartuara. Çfarë do të thotë kjo?


Organizata Mysafeharbor (që është organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA e njohur për ruajtjen e familjes) ka nxjerrur këto statistika [8]:

- 63% e vetëvrasjeve në shkallë vendi janë individë nga familje me një prind
- 70% e anëtarëve të bandave, braktisje të shkollës së mesme, vetëvrasje adoleshente, shtatëzëni adoleshente dhe adoleshentët abuzues të substancave vijnë nga shtëpitë e nënave të vetme

Shtoja kësaj se në Amerikë mbi 90% e grave veçse e kanë humbur virgjërinë para martesës (madje burimet tregojnë që kjo statistikë është rreth 97%), shancet që ky numër të rritet vazhdimisht është shumë i lartë. [17]

Për t'ia vënë kapakun këtyre statistikave, kthehemi te një nga problemet më të mëdha në SHBA - gjuajtjet e armatosura në shkolla. Një i ri a e re synon që të vrasë të gjithë nxënësit e klasës a të shkollës. Vetëm në vitin e kaluar, pothuajse çdo ditë ka pasur tentime për masakra në shkollat e SHBA-së. Në 5 vitet e fundit shënohen mbi 1000 viktima të këtyre tragjedive. [12] Mbi 93% e tyre janë të planifikuara dhe nuk janë si rezultat i një vendimi të menjëhershëm, që i bën edhe më alarmante këto dukuri. [14]

Çdo ditë 12 fëmijë vdesin nga dhuna me armë zjarri në SHBA dhe 32 të tillë plagosen, potencon New England Journal of Medicine. [13]

Pornografia

Vakumi moral i krijuar në këtë shoqëri ka sjellur pasoja të tmerrshme te shoqëria, saqë gjërat që gjithmonë janë parë si gjëra të pista janë shndërruar në gjëra pa të cilat një pjesë e madhe e shoqërisë nuk jeton as edhe një ditë. Varësia nga shikimi i pornografisë është një prej problemeve më të mëdha në shtetet perëndimore.

Duke u bazuar në statistikat që i ka publikuar National Library of Medicine (institut kombëtar i SHBA-së për mjekësi, i njohur për statistika në këtë fushë), afër 15% e amerikanëve pajtohen plotësisht apo pjesërisht se kanë krijuar varësi nga pornografia. [10]

Çdo vit e më shumë këto statistika rriten dhe me to rriten edhe problemet. Të shikuarit e pornografisë rrit shancet për tradhti bashkëshortore për 300%, thonë statistikat. Mbi gjysma e divorceve që ndodhin është për shkak se njëri nga partnerët shikon pamje pornografike. Po këto studime tregojnë që 40% e të varurit nga këto punë të pista, medoemos, do ta humbin bashkëshorten/tin. [11] Pse vjen deri te kjo do ta shtjellojmë në një artikull tjetër, inshaAllah.

Si rezultat i kësaj lindin edhe probleme më të mëdha. Sipas statistikave që vijnë nga CDC, 18.3% e të gjitha grave në SHBA janë përdhunuar të paktën një herë në jetën e tyre. [23]

Droga

Droga, ndër problemet më të mëdha të shoqërisë në kohën moderne, në SHBA-në e moderuar është normalizuar pothuajse plotësisht. Shoqëria amerikane thuajse e ka ngritur flamurin e bardhë në luftën me drogën dhe  ka kaluar në një bashkëjetesë me të. Për këtë na deshmojnë edhe këto statistika:

NCDAS (Qendra Kombëtare për Statistika për Abuzim me Droga) në publikimet e saj tregon se në vitin 2020, për 30 ditë kanë marrë drogë ilegale 37,309,000 amerikanë mbi moshën 12 vjeçare, ndërsa brenda vitit kanë marrë drogë ilegale 53,000,000 amerikanë, ose 19.4% e popullsisë mbi moshën 12 vjeçare. 25.4% e atyre që përdorin droga të jashtëligjshme kanë krijuar varësi nga to. [15] Çdo vit mbi 70,000 amerikanë vdesin si pasojë e mbidozës, duke shënuar rritje 30% nga viti 2019 në vitin 2020. [16]

Gjysma e studentëve të shkollave të mesme në SHBA e kanë provuar të paktën një lloj të drogës, ndërkaq 43% e studentëve të kolegjit përdornin Marihuanë në vitin 2019, e kjo shifër sigurisht që është rritur. [16]

Sikur kjo të mos mjaftonte, tani në SHBA, 24 shtete e kanë të lejuar me ligj përdorimin e marijuanës për rekreacion. [18]

Ndërsa sa i përket alkoolit, afër 30,000,000 amerikanë kanë krijuar varësi nga ai. [19]

LGBT dhe Trans

Shkalla e moralit ka rënë aq poshtë sa është bërë krejt normale që dikush të martohet me gjininë e njëjtë, ta ndërrojë gjininë apo dy persona të gjinisë së njëjtë të birësojnë dhe rrisin fëmijë.

Statistikat e vitit 2021 në SHBA tregojnë se afër 14,000,000 njerëz e deklarojnë veten si pjesë të komunitetit LGBT. [20]

NBC News në një artikull të saj tregon që Gallup ka gjetur që për një dekadë numri i të rriturve që identifikohen si pjesë e komunitetit LGBT në SHBA është dyfishuar. Gallup shton se sipas parashikimeve, ky numër shumë shpejt do ta arrijë 10% të popullsisë së rritur. Mbi 20% e grupmoshave 11 deri 26 vjet identifikohen si pjesë e këtij komuniteti tregon i njëjti raport.  [21]

Ndërsa 1,600,000 njerëz mbi moshën 13 vjeçare identifikohen si transgjinor në SHBA, pra e kanë ndryshuar gjininë e tyre. [22]

Pse?!

Në vitin 2021, Pew Research Center, ka publikuar një artiull ku tregon për shkallët e larta të amerikanëve që nuk i përkasin ndonjë feje të caktuar. Raporti thotë që 29% e popullsisë së SHBA-ve e konsiderojnë veten ateistë, agnostikë apo thjesht të pafe. Shkalla e të pafeve është rritur për 15% që nga viti 2007. [24] Madje numrat mendohet të rriten edhe më shumë, saqë në vitin 2070, sipas parashikimeve të kësaj qendre të studimeve, të pa fetë do të kryesojnë në SHBA. [25]


Një shoqëri që nuk e njeh Zotin, padyshim se s'ka mundësi ta njohë të mirën dhe të keqen, të moralshmen dhe të pa moralshmen, vlerën dhe antivlerën, pasi që nuk ka burim hyjnor që cakton kufinj që njeriu nuk duhet t’i shkelë, në mënyrë që të jetojë në një shoqëri të shëndoshë. Shndërrimi i normave morale dhe vlerave humane në nocione boshe, pa domethënie, siç është duke ndodhur në perëndim, sigurisht që vjen me një kosto. Shoqëritë e tilla doemos janë të destinuara për kaos dhe kolaps. Për atë shohim se civilizimet gjithmonë janë ngritur duke e pasur si qendër të tyre besimin në Zot.

Ateizmi gjithmonë ka shtyrë në nihilizëm - të konsideruarit se të gjitha fetë nuk kanë kuptim, kësisoj jeta nuk ka kuptim, nuk ka qëllim, dhe nuk ka kurrfarë norme morale që duhet ndjekur. Ose siç thotë David Matheson duke e përshkruar nihilizmin: "Nuk ka jetë që ia vlen të jetohet" [26] apo Raif Donelson: "Jeta është disi e pa kuptimtë, boshe, nuk ia vlen të jetohet."

Për atë që nuk e njeh Zotin, këto statistika janë thjesht numra, s'kanë fare vlerë - vritet apo jeton, dhunohet apo krijon familje, lumturohet apo vuan, humb veten apo jeton me dinjitet - s'kanë kurrfarë rëndësie, sepse jeta e tyre s'ka qëllim e as kuptim.
 

Allahu, i Lartësuari, i Gjithëpushtetshmi, i Urti e i Gjithëdijshmi ka thënë:

وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِى فَإِنَّ لَهُۥ مَعِيشَةً ضَنكًا

Kushdo që i kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të mjeruar [20:124]


[1] https://www.washingtonpost.com/wellness/2023/02/07/more-women-use-sleep-medication/
[2] https://www.cdc.gov/nchs/products/databriefs/db377.htm#:~:text=During%202015%E2%80%932018%2C%2013.2%25%20of%20Americans%20aged%2018%20and,over%20(24.3%25)%20took%20antidepressants.
[3] https://news.gallup.com/poll/505745/depression-rates-reach-new-highs.aspx#:~:text=In%202023%2C%2029.0%25%20of%20Americans,17.8%25%20reporting%20currently%20having%20depression.
[4] https://www.statista.com/statistics/1126744/percentage-of-college-students-using-psychotropic-medications-us/
[5] https://www.nimh.nih.gov/health/statistics/major-depression
[6] https://www.cdc.gov/suicide/facts/index.html
[7] https://singlemotherguide.com/single-mother-statistics/#:~:text=Around%20half%20(51.4%25)%20of,third%20(29.3%25)%20are%20divorced.
[8] https://post.ca.gov/portals/0/post_docs/publications/Building%20a%20Career%20Pipeline%20Documents/safe_harbor.pdf
[9] https://ballardbrief.byu.edu/issue-briefs/pornography-use-among-young-adults-in-the-united-states#:~:text=Regardless%20of%20whether%20a%20person,considered%20themselves%20addicted%20to%20pornography.
[10] https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC7044607/
[11] https://medcircle.com/articles/porn-addiction-side-effects/
[12] https://www.usnews.com/news/best-states/articles/states-with-the-most-school-shootings
[13] https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMp2200169
[14] https://www2.ed.gov/admins/lead/safety/preventingattacksreport.pdf
[15] https://drugabusestatistics.org/
[16] https://www.caron.org/addiction-101/drug-use/statistics-and-demographics
[17] https://bedbible.com/virginity-statistics/
[18] https://www.investopedia.com/marijuana-legality-by-state-4844504
[19] https://www.niaaa.nih.gov/alcohols-effects-health/alcohol-topics/alcohol-facts-and-statistics/alcohol-use-disorder-aud-united-states-age-groups-and-demographic-characteristics
[20] https://williamsinstitute.law.ucla.edu/publications/adult-lgbt-pop-us/
[21] https://www.nbcnews.com/nbc-out/out-news/percentage-lgbtq-adults-us-doubled-decade-gallup-finds-rcna16556
[22] https://williamsinstitute.law.ucla.edu/publications/trans-adults-united-states/
[23] https://www.cdc.gov/violenceprevention/pdf/nisvs_report2010-a.pdf
[24] https://www.pewresearch.org/religion/2021/12/14/about-three-in-ten-u-s-adults-are-now-religiously-unaffiliated/
[25] https://www.pewresearch.org/religion/2022/09/13/modeling-the-future-of-religion-in-america/pf_2022-09-13_religious-projections_00-01/
[26] Matheson D., ‘Incoherence of Soft Nihilism’, Think, 47/16, (2017) 127-135 (fq.127)
[27] Nietzsche F., The Will to Power, (London: Penguin Group, 2017) fq. 15

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët