Institucionet kishtare, sinonim të abuzimit seksual me fëmijë

04
Mar

Institucionet kishtare, sinonim të abuzimit seksual me fëmijë

Vitet e fundit, një fenomen i frikshëm i abuzimit seksual me fëmijë, brenda institucioneve kishtare ka dalë në dritë dhe kjo ka bërë që të shkundë fuqishëm besimin e njerzëve që kanë për kishën si institucion fetar. Ky abuzim me fëmijë është dokumentuar në të gjithë botën dhe nuk është rast i izoluar. Raportet dhe hetimet kanë zbuluar jo vetëm shkallën e tmerrshme të abuzimit, por edhe mbulimin sistematik nga autoritetet e kishës.

Kur dhe si filloi?

Në shekullin e 17-të, një prift i njohur si Joseph Calasanz, formoi një institucion që të shërbente për edukimin e djemve të rinj që nuk kishin kushte të mira financiare. Ky ishte edhe fillimi i këtij sherri brenda kishës. Priftërinjtë gjetën mundësinë ideale që pa u diktuar të shfryjnë epshet e tyre. Prej të parëve që njihet për abuzime seksuale me djem të rinj ishte At Stefano Cherubini, një nga edukatorët në këto institucione kishtare. At Joseph Calasanz, themeluesi i insitucionit, ishte i informuar për abuzimet që po bënte At Stefano, por vendosi që këto abuzime t'i fshehë nga superiorët e tij.

Përveç që këto abuzime i fshehte, ai përdori një taktikë tjetër për të humbur gjurmë - "promovim për fshehje". Priftërinjtë që akuzoheshin për abuzim i ngriste në detyrë.

Karen Liebreich, historiane, pohon:

"Praktika e kishës katolike bashkëkohore për të larguar një pedofil të dyshuar larg skenës origjinale të krimit nga frika e skandalit dhe reagimit të ashpër duket qartë që gjen zbatim qysh moti."

Në librin "Fallen Order" ajo citon një letër që vetë At Joseph ia kishte dërguar një drejtori të një institucioni të ngjashëm në Naples ku thotë:

"Dua të ju tregoj se ju kam nderuar (ngritur në detyrë) vetëm që të mbuloj këtë turp të madh, që të mos bie në sytë e eprorëve tanë, përndryshe do të prishej reputacioni i mirë i këtij institucioni." Këto letra ajo i ka marrë në arkivat e vetë Vatikanit."

At Joseph Calasanz që fshehte abuzimet e priftërinjëve dhe nuk i lajmëronte ato, njihet si shenjëtor te të krishteret, madje ka statuja të ngritura në nderim të tij. 

Jo vetëm ky, por edhe të tjerët që janë akuzuar dhe dënuar për dhunime ndaj fëmijëve, njihen si shenjtorë dhe figura me të cilat kisha mburret. Një i tillë nderohet edhe në Kosovë. Në fotografinë e këtij artikulli është kardinali Theodore McCarrick, i akuzuar për dhunim të të miturve. Kjo fotografi mbahet me krenari në Katedralen e Prishtinës.

Shekulli XX dhe XXI, dalja në dritë e skandaleve

Në vitet e 80' filluan që akuzat për abuzime seksuale me fëmijë të marrin hov të madh. Shumë nga këto akuza bëheshin nga të rritur që kishin qenë viktima të abuzimeve nga priftërinjtë kur kishin qenë fëmijë.

Rasti i parë që mori vëmendje masive të mediave ishte rasti i Gilbert Gauthe, prift në Henry Luisiana, në vitin 1985. At Gauthe e pranon që ka abuzuar seksualisht të paktën 35 djem të rinj. Më shokuese se kjo, e fundit ishte fakti që udhëheqësit e kishës kishin pranuar ankesa pikërisht për këtë 10 vite me radhë, por kishin vendosur ta mbulonin dhe të mos merrnin masa. 

Kur Barbara Blaine pa këtë rast, ajo vendosi që të tregojë për rastin e saj të abuzimit nga priftërinjët. Pasi që kisha nuk mori asnjë masë kundër priftit të akuzuar, Barbara vendosi që të formojë një rrjet të quajtur - "Rrjeti i të mbjetuarve që janë abuzuar nga priftërinjtë" ose shkurt SNAP. Për një kohë të shkurtë këtij rrjeti iu bashkuan me mijëra e mijëra viktima të abuzimeve nga priftërinjtë.

Skandali shpërtheu në vitin 2002 kur John J. Geoghan, një prift i famshëm në SHBA, u gjet fajtor për abuzimin me 150 fëmijë, më i vogli nga ta 4 vjeçar. Çfarë e bën këtë edhe më shokuese është fakti që Geoghan kishte qenë aktiv me abuzimet e tij për 35 vjet dhe kisha ishte e njoftuar për këtë por nuk ndërmori asgjë. Bernard Francis Law, kardinai i Bostonit, njëherit edhe katoliku më i fuqishëm në Amerikë, ishte po ai që po i mbulonte këto dhunime.

Skandali shpërtheu aq shumë, saqë takimi vjetor i të gjithë bishopëve (rol më i lartë se prifti) Dallas kishte vetëm një temë - si mund ta ndalim abuzimin masiv me fëmijë brenda kishave. Ironia ishte se një investigim tre mujor nga The Dallas Morning News Report vendosi në pah se afër 35% e këtyre bishopëve që ishin mbledhur për ta ndalur abuzimin seksual me fëmijë, ishin vetë ata që po i fshehnin këto krime. Si kisha katolike, edhe ajo protestante po ballafaqohet me problemin e njëjtë, njëra më pak e tjetra më shumë.

Statistikat e frikshme dhe deklaratat e viktimave

Për të kuptuar më mirë peshën e kësaj situate, duhet të kthehemi te statistikat. Së pari, kush janë këta dhunues për të cilët po flasim?

Sipas statistikave të publikuara nga Soul Shepherding, pastorët kanë probleme të mëdha në jetën e tyre dhe veçanërisht në familjet e tyre. Dy të tretat e tyre (70%) kanë depresion, 77% thonë se nuk kanë një jetë të mirë bashkëshortore, 38% janë të divorcuar apo duke u divorcuar, 50% thonë se shikojnë pornografi, 37% raportojnë se kanë kontakt intim me dikë brenda kishës. Kur këto statistika merren parasysh, kuptohet qartë përse kisha ka këto probleme thelbësore brenda mureve të saj. 

Në Francë, sipas një raporti që prezanton BBC, prej vitit 1950, afër 300,000 fëmijë janë përdhunuar nga njerëzit e kishës. Askush nuk u dënua për këto krime, pasi që kisha - "qëndroi mizorisht indiferente karshi viktimave" potencon ky raport.

Ndërsa kisha në Amerikë ka paguar dëmshpërblim mbi 3,000,000,000 (3 miliardë) për viktimat e këtij abuzimi. Të dhënat që dalin nga kisha sa i përket abuzimeve tregojnë se mbi 4,000 priftërinj kanë kryer abuzime me fëmijë, dhe numri i fëmijëve arrin në 10,000. Duke u bazuar në atë që kisha historikisht është munduar të fshehë këtë turp të saj, këta numra edhe pse tronditës, janë një fraksion i vogël nga ajo e vërteta.

Gjithashtu kisha Portugeze jep një përafrim të fëmijëve të dhunuar në institucionet e saj duke thënë: "minimalja e minimales është 4,000 fëmijë të dhunuar". Keith Porteous Wood, nga UNSS, në një intervistë për Al Jazeera për këto shifra skandaloze thotë:

"Këta numra janë patetikisht të vegjël dhe të pa mundur. Kur e dimë se në Francë janë dhunuar mbi 300,000 fëmijë, të afërm duhet të jenë numrat edhe në Portugali." 

Statistika të ngjashme erdhën edhe nga vendet tjera. 

Pasojat e këtyre dhunimeve

Pasi që ky artikull synon që të tregojë vetëm historikun e kësaj ngjarjeje mizore që vazhdon edhe sot, pasojat e saj do t'i përmendim vetëm kalimthi. 

Prej pasojave kryesore është padyshim shkatërrimi i jetës dhe personalitetit të viktimave. Jean Wehner, në një intervistë për CNN, tregon se si u dhunua nga At Neil Magnus ndër të tjera, mes lotësh, thotë:

"Kur hyra te zyrja e tij, gjatë gjithë kohës që fliste me mua ai masturbonte dhe në fund më tha "Nuk e di se a do të mund të të falë zoti, më duhet të lutem shumë për këtë". Njerëzit e kanë vrarë veten nga ajo çfarë i'u bëre në atë zyre."

Gloria Larkin, poashtu e dhunuar thotë:

"Dy priftërinj vinin rregullisht në shtëpinë time dhe më dhunonin në shtratin tim. Pas kësaj, jetën time e mori djalli."

Teresa Lancaster, e dhunuar nga priftërinjtë thotë:

"Kur hyra brenda, nuk shkuan as 5-10 minuta dhe e gjeta veten të zhveshur. Më tha pas saj: nuk do të besojë askush, çka ta merr mendja, a do të besojnë ty apo priftit?" 

Isha duke qëndruar në klasë dhe në autoparlant dëgjohej: "Terry Haris duhet të raportojë te zyrja e At Maskell". Ti duhej të shkoje, nuk kishe zgjidhje tjetër. Te dera shikoje vajza tjera që po prisnin në radhë për të hyrë tek ai (që t'i dhunonte)."

Prej pasojave tjera ishte sigurisht edhe abortimi i dhunshëm. Në një raport të The Irish Times raportohet për raste që priftërinjtë i kanë lënë me barrë gratë që i kanë dhunuar dhe pastaj i kanë shtyrë në abortim, që të mos kuptohej që janë dhunuar.

Disa nga viktimat raportojnë se kanë menduar se faji është tek ato, siç thotë njëra në një intervistë në BBC:

"Mendoja që unë jam e prekur nga djalli dhe po e bëj që të mëkatoj një njeri të Zotit."

Nuk ka statistika të sakta për vetëvrasjet që kanë ndodhur për shkak të këtyre dhunimeve, pasi që ka kaluar një kohë e gjatë prej kur ka dalë kjo çështje në dritë, por sipas ekspertëve ky numër nuk është i vogël.


https://www.whitelawpllc.com/faqs/history-of-religious-institutions-covering-up-cases-of-sex-abuse/#:~:text=The%20history%20of%20religious%20institutions,Soon%20after%2C%20the%20trouble%20began
https://www.youtube.com/watch?v=vzyD4O6hikE
https://www.smh.com.au/world/catholic-child-abuse-scandals-360-years-old-20040417-gdir59.html
https://allthatsinteresting.com/john-geoghan
https://www.youtube.com/watch?v=jW-S9Ddws4w
https://www.soulshepherding.org/pastors-under-stress/
https://www.youtube.com/watch?v=Wxpyu83c16s
https://www.bbc.com/news/world-44209971
https://www.youtube.com/watch?v=hgsPRuO0rX8

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët