Hixhameja - pse, kur dhe si?

12
Mar

Hixhameja - pse, kur dhe si?

Hixhameja është një Sunet i Profetit Muhamed ﷺ dhe raportohet në mënyrë të gjerë në një numër të haditheve autentike. Praktika e saj është theksuar fuqimisht në një numër hadithesh dhe praktikimi i hixhames formon një pjesë integrale të Mjekësisë Profetike.
Hixhameja ishte një praktikë e zakonshme e Profetit Muhamed ﷺ dhe shokëve të tij për trajtimin e një sërë sëmundjesh, si dhe një formë të mirëmbajtjes së trupit dhe promovimit të shëndetit.

Hixhameja si teknikë e lashtë e lëshimit të gjakut gjithashtu është përdorur në shumë pjesë të Lindjes së Mesme, Kinës dhe Evropës.

Fjala 'حجامة‎‎ /hixhame' do të thotë 'të thithesh apo nxjerësh jashtë gjakun' dhe rrjedhë nga gjuha arabe, dhe në ditët e sotit njihet si një shërim alternativ ose një mënyrë alternative e trajtimit të sëmundjeve të ndryshme dhe çrregullimeve trupore. Mjekësia moderne gjithashtu e miraton/pranon se nga hixhameja ka përfitime të ndryshme, madje inkurajon praktikën e saj në disa sëmundje.

Në këtë procedurë jokirurgjikale, nxjerret gjaku toksik ose "gjaku i keq" nga trupi. Përmes vakumit në pika të caktuara në trup, qëllimi i hixhames qëndron në nxjerrjen e gjakut stagnant në pika të caktuara në trup. Teoria e hixhames është se gjaku i tillë mund të ngadalësojë shpërndarjen e oksigjenit, elektroliteve minerale, vitaminave, etj, tek qelizat, indet dhe organet tuaja. Gjaku i stagnuar i pranishëm në trupin i pengon qelizat indet dhe organet që mos funksionojnë mirë dhe kështu që këto të fundit bëhen progresivisht të dobëta, joefikase ose tejkalohen lehtësisht nga bakteret, infeksionet etj.

Urdhëri për të bërë hixhame dhe hadithet që flasin për të bërë hixhame

Gjatë Israsë dhe Miraxhit, Profeti ynë i dashur Muhamed ﷺ përjetoi shumë ngjarje thellësisht të rëndësishme. Ai fluturoi mbi një kalë me krahë (Burak) nga Meka për në Aksa, i shoqëruar nga engjëlli Xhibrili. Ai atje u fal me shumë të Dërguar të tjerë të All-llahut, pastaj u ngritë në lartësinë më të lartë, mbi shtatë qiej ku edhe u obliguan pesë kohë, madje këtë mrekulli e përmend Allahu në Kuran:

سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَىٰ بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الْأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjerë në Mesxhidi Aksa (BejtiMukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi, pamësi. (El-Isra : 1)

Ndër të gjitha këto mrekulli të mahnitshme, engjëjt e udhëzuan Profetin Muhamed ﷺ që të praktikonte hixhamen;

Profeti Muhamed ﷺ ka thënë:

‎ما مررت ليلة أسري بي بملإ من الملائكة ، إلا كلهم يقول لي عليك يا محمد بالحجامة

Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.”

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet :

‎ما مررت ليلة أسري بي بملإ إلا قالوا يا محمد مر أمتك بالحجامة

“Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më thanë urdhëroje umetin tënde me hixhame.”


Në natën e Israsë dhe Miraxhit, Muhamedi ﷺ umetit të tij i solli dy dhurata: namazin, i cili është obligim pesë herë në ditë dhe i cili si ibadet është shtylla kryesore e fesë Islame si dhe në të njejtën kohë umeti u këshillua me dhuratën e dytë në mënyrë indirekte nga Allahu duke i parandaluar sëmundjet me hixhame, praktikë e cila sot është duke i sfiduar shumë hulumtues dhe qendra të hulumtimit mbi dobitë që sjellë ajo/hixhameja.

Hixhameja e Muhamedit ﷺ 

Pejgamberi Muhamed ﷺ e ka lavdëruar/rekomanduar fuqishëm praktikimin e lëshimit të gjakut/hixhamen, dhe këtë e hasim në një numër të madh të haditheve, gjë që tregon mbi vlerën që ka kjo praktikë në mjekësinë Profetike. 

Thotë Muhamedi ﷺ:

‎شِفَاءً مِنْ كُلِّ دَاءٍ

“Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje”

Pastaj hadithi tjeter

إِنْ كَانَ فِي شَىْءٍ مِمَّا تَدَاوَيْتُمْ بِهِ خَيْرٌ فَالْحِجَامَةُ

“Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.”

Profeti Muhamed ﷺ personalisht ishte trajtuar me hixhame në disa raste të ndryshme, dhe e rekomandoi atë për të tjerët. Për shembull, ai kishte bërë hixhame në kokë kur u sëmurë nga siḥri (magji e zezë / magji), Profeti ﷺ e quajti këtë vend "UmmMugîth" dhe është një vend i rekomanduar fuqimisht për hixhame, jo vetëm për siḥr por për çdo çështje që lidhet me shëndetin e kokës, trurit, syve dhe stabilitetin psicik.

Kurdoherë që Profeti Muhamed ﷺ vizitohej nga dikush dhe ankohej për dhimbje koke, ai do t'i këshillonte ata të bënin hixhame. Gjithashtu të gjithë ne jemi të njohur me historinë e gruas hebre që e helmoi Profetin ﷺ, nga ky helmim Profeti ﷺ ndjeu dhimbje në trupin e tij gjatë tërë jetës.

Ajo që shumë njerëz mund të mos e dinë ishte se ai kishte bërë hixhame në trupin e tij kur ndjente dhimbje pasi që hixhameja e lehtëson ënjtjen / infeksionin dhe gjithashtu i nxjerr substancat e dëmshme.

Në një rast tjetër Profeti Muhamed ﷺ ra nga kali i tij dhe e lëndoi këmbën, ai bëri hixhame për ënjtje dhe plagë nga ky lëndim.

Profeti Muhamed ﷺ gjithashtu kishte bërë hixhamnë të dy anët e qafës dhe në një transmetim tjetër shtesë në qafë.

Ditët e bërjes së hixhames

Ka shumë hadithe nga Profeti ﷺ në lidhje me kohën e bërjes së hixhames, të cilat i referohen fjalëve ose veprimeve të tij. Ato mund të ndahen në dy kategori:

1. Hadithet të cilat tregojne ditët e preferuara për hixhame, të cilat janë dita e shtatëmbëdhjetë - e nëntëmbëdhjeta dhe e njëzet e njëta e muajit hënor, dhe e hëna dhe e enjte mes ditëve të javës.

2. Hadithe që ndalojnë hixhamen në ditë të caktuara të javës, gjegjësisht të Shtunën, të Dielën dhe të Martën, dhe hadithe që inkurajojnë bërjen e hixhames të martën, të mërkurën dhe të premten.

Shumica e dijetarëve kanë deklaruar se të gjitha këto hadithe janë da‘if veçanarisht grupi i dytë i haditheve dhe asnjë prej tyre nuk është i transmetuar me zinxhir të saktë nga Profeti ﷺ.

Imami Maliku kur u pyet për të bërë hixhametë Shtunave dhe të Mërkurave, ai tha:

Nuk ka asgjë të keqe me këtë, madje nuk ka asnjë ditë në të cilën nuk kam bërë hixhame dhe nuk e konsideroj asnjë prej tyre mekruh. 

Ceket në el-Fewakih ed-Dawani (2/338), i cili është një libër Maliki:

(Hixhameja është e lejueshëm në të gjitha ditët, madje edhe të shtunave dhe të mërkurave. Në fakt Imam Maalik qëllimisht kishte bërë hixhame në këto ditë, dhe ai nuk konsideronte asnjë lloj trajtimi mjekësor si mekruh në ato dy ditë.
Hadithet të cilat paralajmërojnë kundër hixhames në ato ditë nuk u vlerësuan si sahih nga Imam Maliku. 
Mendim të ngjajshëm kanë edhe Ibn Xheuzi, Ibn Haxheri, gjersa Imam Neveviu i ka vlersuar si hadithe hasen, me të cilat bënë të punohet dhe ky mendim përkrahet edhe në disa pervoja të mjekëve të cilët deklarojnë se në këto ditë hixhameja ndikon më shumë se sa në ditët e tjera.

Për çfarë bëhet hixhameja

Hixhameja është nga metodat më të mira të përdorshme dhe mbrojtëse për shëndetin e familjeve tona, ajo ka gjetur përdorim të gjerë në trajtimin e shumë sëmundjeve, prandaj do duhej të bëhet metoda e jetës sonë për një shëndet cilësor, duke ringjallur këtë sunet të Profetit Muhamed ﷺ i cili ka thënë:

مَنْ أَحْيَا سُنَّةً مِنْ سُنَّتِي فَعَمِلَ بِهَا النَّاسُ كَانَ لَهُ مِثْلُ أَجْرِ مَنْ عَمِلَ بِهَا لاَ يَنْقُصُ مِنْ أُجُورِهِمْ شَيْئًا 

Kushdo që ringjall një sunet nga suneti im dhe njerëzit e praktikojnë atë, ai do të ketë të njëjtin shpërblim të atyre që e praktikojnë atë, pa i pakësuar atyre asgjë nga shpërblimet. 

Është treguar prej Ibn Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se I Dërguari i All-llahut ﷺ ka thenë:

“Shërimi është në tri gjëra: lëshimi i gjakut përmes prerjes së lëkurës pas hedhjes së kupave (hixhami), të ushqyerit me mjaltë, dhe djegia e lëkurës për shërim (kauterizimi me zjarr), por djegien e lëkurës (kauterizimin) ia ndaloj Ummetit tim” 

Terapia e hixhames si një detoksholistik, super e fuqishëme largon gjakun toksik dhe gjakun stagnant nga trupi dhe njëkohësisht eliminon elementet negative, jo të shëndetshme nga trupi, dhe lejon që njeriu ta rimarrë vetën.I Dërguari i All-llahut ﷺ ka thenë:

‎إِنْ كَانَ فِي شَىْءٍ مِمَّا تَدَاوَيْتُمْ بِهِ خَيْرٌ فَالْحِجَامَةُ

Trajtimi më i mirë është brisku e hixhames

Më herët hixhameja ka qenë pjesa e pandashme e mjekësisë mirëpo kur industria farmaceutike mori hovë, për qëllime afariste u largua, deri atëherë në cdo hulumtim mjekësor përmendej, mirëpo sot ajo është duke u rikthyer fuqishëm si praktikë e suksesshme dhe dobishme, realisht nuk ka kufijë dhe kufizime aplikimi i saj, nëse muslimanët dëshirojnë të marrin pjesë në garën e arritjeve në mjekësi atëherë duhet që në këtë fushë të investojnë. 

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët