Vlera e veprave gjatë 10 ditëve të Dhul-Hixhes

18
Jun

Vlera e veprave gjatë 10 ditëve të Dhul-Hixhes

Buhariu ka shënuar një hadith të përcjellë nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se i Dërguari (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem!) ka thënë: "Asnjë vepër e mirë e kryer në ditët e tjera nuk është më e dashur për Allahun sesa ato vepra që kryhen këto ditë." Domethënë, në këto dhjetë ditë (të dhulhixhes). I thanë: "As xhihadi?" U tha: "As xhihadi. Vetëm nëse njeriu që niset (për xhihad) me veten dhe pasurin e vet nuk kthehet me asgjë (vdes shehid)” [Buhariu, nr. 969].

Ky hadith tregon se vepra e kryer në këto ditë është më e dashur për Allahun se një vepër e kryer në ditët e tjera pa përjashtim. E nëse është më e dashur për Allahu, sigurisht që është më e vlefshme/dobishme tek Ai. Ky hadith është përcjellë edhe me këtë tekst: "Asnjë vepër e kryer në ditët e tjera nuk është më e dobishme se në këto dhjetë ditë." [Ahmedi, 6523]. 
Gjithashtu, është përcjellë me mëdyshje: "më e dashur për Allahu ose më e dobishme". Në qoftë se vepra e kryer në këto dhjetë ditë është më dobishme dhe më dashur për Allahun se një vepër e kryer në cilëndo ditë tjetër të vitit, atëherë i bie që vepra e kryer në këto ditë - edhe nëse është e zakontë (më pak e vlefshme) - të jetë më dobishme sesa një vepër e kryer në ditët e tjera, qoftë kjo prej veprave më të mira. Për këtë arsye i thanë: “O i Dërguari i Allahut, as xhihadi në rrugën e Tij?" U tha: "As edhe xhihadi." Pastaj ai përjashtoi një lloj xhihadi i cili konsiderohet xhihadi më i dobishëm. Kur dikush e kishte pyetur se cili është xhihadi më i dobishëm, kish thënë: "Xhihadi i atij që i plagoset kali dhe i derdhet gjaku (bie shehid)[246 Ahmedi, 6753.m]. Ai që bën këtë lloj xhihadi është njeriu më i vlefshëm për sa i takon gradës tek Allahu.

Hadithi i Ibn Abasit tregon për shumëfishimin e të gjitha veprave të mira, pa përjashtim, të kryera në këto dhjetë ditë.

Te Musned-i dhe te Sunen-et përcillet prej Hafsës (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se i Dërguari (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem!) "nuk linte pa agjëruar Ditën e Ashures, dhjetë (ditët e dhuhlixhes) dhe tre ditë të çdo muaji"[Nesaiu, nr. 2416].
Rreth sened-it të këtij transmetimi ka mospajtime. 
Po ashtu, është përcjellë prej disa grave të Pejgamberit (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem!), se i Dërguari (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem!) "nuk i linte pa agjëruar nëntë ditët e dhulhixhes [Ebu Davudi, nr. 2437. Sahih, thotë Shejh Albani].
Ndër ata që i agjëronin këto dhjetë ditë është edhe Abudullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Më sipër u përmend vlera e agjërimit të këtyre dhjetë ditëve, dhe ky është qëndrimi i shumicës së dijetarëve, ose qëndrimi i shumë prej tyre.

Kur hynin këto dhjetë ditë, Seid ibn Xhubejri, i cili është dhe transmetuesi i këtij hadithi nga Ibn Abasi, përpiqej aq shumë, saqë mund të mendohej se ishte e pamundur të kryheshin ato vepra. Po ashtu, prej tij përcillet të ketë thënë: "Në këto dhjetë net mos i fikni dritat", sepse i pëlqente të bënte ibadet (gjatë tërë natës).

Ndërsa për sa i takon faktit se është e pëlqyeshme të bëhet më shumë dhikr në këto ditë, këtë e mbështesin fjalët e Allahut të Madhërishëm:

‎(واذكروا الله في أيام معدودات )

"Dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara." (El-Bekare, 203)

Sipas shumicës së dijetarëve “ditët e caktuara" janë dhjetë ditët e dhulhixhes. 

Te Musned-i i imam Ahmedit përcillet prej Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem!) ka thënë: "Asnjë vepër e mirë e kryer në ditët e tjera nuk është më e madhe dhe më e dashur për Allahun sesa ato vepra që kryhen këto dhjetë ditë (të dhulhixhes). Prandaj thoni sa më shumë gjatë këtyre ditëve: la ilahe illAllah, Allahu ekber, elhamdulilah."249 Ahmedi, 2/75. Shejh Shajbi te Musned-i (9/324) thotë: "Ky hadith është i sahih..."]

Ibn Rexhep
Leatif El Mearif 179-182

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët