13
Jun
Muslim ibn Jesari transmeton se një njeri nga ensarët udhëtoi nga Medineja deri tek Ukbe ibn Amiri, i cili ndodhej në Egjipt. Pasi e takoi i tha atij:
"A e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: 'Atij që ia mbulon të metat besimtarit në dunja, Allahu do t'ia mbulojë të metat e tij në Ditën e Gjykimit.'?"
Ukbe tha: "Po!"
(Njeriu) bëri tekbir "Allahu ekber", e falënderoi Allahun, më pas u kthye (nga ka ardhur).
Transmetohet se Ibn Ebi Selemeh, ka thënë: "I thashë Imam Euzaiut:
'Ju kam shoqëruar qysh prej katër ditësh e nuk kam dëgjuar prej teje përveçse tridhjetë hadithe!?'
Imam Euzaiu, tha: 'A të dukën pak tridhjetë hadithe për katër ditë? Vërtet, Xhabir Ibn Abdullahu kishte blerë deve e kishte udhëtuar me të deri në Egjipt, derisa e takoi Ukbe Ibn Amirin dhe e kërkoi nga ai vetëm një hadith, e më pas u kthye. E ty të duken pak tridhjetë hadithe për katër ditë!'"
📖 Tabekat Ulema el Hadith, Sijer Alam en-Nubela, Err-rrihletu fi taleb el-hadith
📌 Përktheu: Eralb Havolli