06
Aug
Ai që i shikon qëndrimet e katër imamëve, do të vërejë se tekstet e tyre bashkohen rreth ndalimit të muzikës me tekst.
Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
Imam Ahmedi në librin "El-Ilel" dhe Halali në librin "Urdhri për të mirën dhe ndalimi nga e keqja", kanë shënuar nga hadithi i Is'hak ibn Isa Tabait, i cili ka thënë: "E kam pyetur Malikun për dëgjimin e muzikës. Me ç'rast më tha: "Në mesin tonë atë e bëjnë fasikët (gjynahmëdhenjtë)."
Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!).
Sa i përket imam Ahmedit (Allahu e pastë mëshiruar!) i biri i tij, Abdullahu, transmeton prej në librin e tij: "El Mesail", ku thotë: "E pyeta babin tim për muzikën. Ai më tha: "Ajo mbjell nifakun (hipokrizinë) në zemër; nuk më pëlqen." Më pas e transmetoi fjalën e imam Malikut (Allahu e pastë mëshirua!) ku ka thënë: "Në mesin tonë atë e bëjnë fasikët (gjynahmëdhenjtë).”
Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
"Sa i përket muzikës, ajo është haram (e ndaluar) në të gjitha fetë." Imamët, nga ithtarët e medh'hebit të tij e refuzuan dëshminë e këngëtarit.
Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
"Muzika është zbavitje (lojë) e urryer dhe i shëmbëllen së kotës dhe djallëzores. Ai në librin e tij: "Edebul kadai", njashtu në: "El Ummu", ka cituar se këngëtarit i refuzohet dëshmia.
Shejh Abdulaziz et-Tarifi
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj