01
Jan
Ne, njerëzit jemi krijuar për të përmbushur një gamë vlerash. Ndër to është edhe toleranca për e ndaj tjetrit. Assesi e në asnjë formë nuk mund të bëhet respketimi i kësaj të fundit shkak për rrënimin e vlerave të tjera. Ose edhe bëhet, por kjo është karakteristikë e pakurrizorëve që ndryshe i quajmë edhe këpuclëpirës ndaj më të fortit.
Kjo nuk hera e parë që fetë abrahemike (përjashtuar islamin) shkelin fjalën e Krijuesit për të kënaqur krijesat. Meqë vi nga fusha e ekonomisë mund të përmendi lëshimin pe ndaj interesit në huazim nga po këto fe.
“Duaje armikun tënd dhe bën mirë; jep hua dhe mos prit rritje në kthim (të huas)." (Lluka 6:35)
“Ai jep me kamatë dhe me fajde, a do të jetojë vallë ai? Ai nuk do të jetojë. Duke qenë se ka kryer tërë këto veprime të neveritshme ai ka për të vdekur me siguri; gjaku i tij do të bjerë mbi të.” (Ezekiel 18:12)
“Nëse i jep hua para popullit tim, të varfërve mes jush, nuk duhet të sillesh si kreditor ndaj tij; nuk do t'i ngarkosh atij kamatë.” (Eksodi 22:25) Ky urdhër hyjnor u zbatua deri në fund të shekullit 16-të atëherë kur edhe interesi u legjitimua nëse është në një përqindje të “arsyeshme”. (Impact of Religion on Business Ethics in Europe and the Muslim World: Islamic Versus Christian Tradition fq:52-53)
Pra, Zoti i tyre nuk diti të bënte dallimin ndërmjet dobisë dhe dëmit në përcaktimin e një interesi të “arsyeshëm” saqë u desht të legjitimohej ajo nga prijësit që u ndalua nga Prijësi i vërtetë. E po ky “skenar” përsëritet përsëri nga i veshurbardhi argjentinas. Legjitimon edhe pse ende jo në plotni martesën e ndaluar në formë hyjnore.
سُبْحَـٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
“I pastër është Allahu nga ajo që ata i përshkruajnë.” [ Es-Saffat : 159 ]