Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush bën një herë salavat për mua, Allahu i Lartësuar ka për ta lavdëruar dhjetë herë (tek melekët)”.
“Mos e bëni varrin tim vend feste, ku vini apo grumbulloheni në kohë sezonale të caktuara, por dërgoni salavat-e për mua, sepse salavat-et tuaja më arrijnë kudo që të jeni”.
“Koprrac i madh është ai që, kur unë përmendem në prani të tij, nuk bën salavat për mua” .
“Allahu ka melekë që shëtisin në Tokë dhe më përcjellin selamin e umetit tim”.
“Nuk ka njeri që lutet për selam për mua, e që Allahu të mos ma kthejë shpirtin për t’i kthyer selamin”.
Muslimi. Ebu Davudi dhe Ahmedi (Sahih Ebu Davud). Tirmidhiu (Sahih Xhami). Ebu Davud (Sahih Ebu Davud).