أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ الْعَظيمَ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ القَيّوُمُ وَأَتُوبُ إِلَيهِ.
Estaġfirrull-llãhel ‘aḍhĩm el-ledhĩ lã ilãhe il-lã huwel Ḥajjul Ḳajjũmu we etũbu ilejhi.
I kërkoj falje Allahut Madhështor, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar të vërtetë dhe i Cili është i Gjallë, i Përjetshëm, Mbajtësi i gjithçkaje, dhe kthehem me pendim tek Ai, pra atë që thotë kështu, Allahu e fal qoftë edhe nëse ka ikur nga beteja.
“Koha kur Zoti është më afër robit është një e treta e fundit e natës, prandaj përpiqu që në këtë orë të jesh prej atyre që i bëjnë dhikër Allahut.”
“Robi është më afër me Zotin e tij, kur është në sexhde, prandaj bëni sa më shumë lutje (kur jeni në këtë gjendje)”.
“Ndonjëherë zemra ime mund ta humbë vëmendjen nga dhikri i Allahut, e për këtë arsye unë i kërkoj falje Allahut, çdo ditë, njëqind herë.”
Ebu Davud, Tirmidhiu dhe Hakimi (Sahih Tirmidhi). Tirmidhiu, Nesaiu dhe Hakimi (Sahih Tirmidhi). Muslimi. Muslimi.