A duhet ta vendosim shaminë kur e bëjmë sexhden e leximit?

16
Jun

A duhet ta vendosim shaminë kur e bëjmë sexhden e leximit?

❓️Pyetje:

A është e detyrueshme për gruan të mbulojë kokën, duart dhe këmbët gjatë sexhdes së leximit?

✅️ Përgjigje:

Sexhdeja e leximit është sunet. Në Kuran janë gjithsej 15 sexhde të leximit. E para është në fund të sures El-Araf, dhe e fundit është në suren El-Alak, në fund të saj.

Mbulesa për sexhden e leximit nuk është e detyrueshme, sepse sexhdeja e leximit nuk ka të njëjtin gjykim si namazi, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ajo është një formë përuljeje dhe nënshtrimi ndaj Allahut, ngjashëm me leximin e Kuranit dhe përmendjen e Tij.

Disa dijetarë kanë thënë se sexhdeja e leximit ka të njëjtin gjykim si namazi, rrjedhimisht kërkohet patjetër abdesi dhe mbulimi i pjesëve të trupit që konsiderohen avret.

Megjithatë, nëse gruaja e kryen sexhden e mbuluar, kjo është më e mirë dhe më e vlefshme, për të dalë nga mospajtimi i dijetarëve në këtë çështje!


Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë!

📖 Mexhmuu fetaua ue mekalat esh-shejh Ibn Baz (29/226)
📌 Përktheu: Eralb Havolli

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët