بِسْمِ اللَّهِ وَلَجْنَا، وَبِسْمِ اللَّهِ خَرَجْنَا، وَعَلَى اللَّهِ رَبِّنَا تَوَكَّلْنَا.
Bismil-lãhi welexh’nã, we bismil-lãhi ḣaraxh’nã we ‘alall-llãhi rabbinã tewekkelnã.
Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur burri hyn në shtëpi, le të thotë:
Me emrin e Allahut hyjmë në shtëpi e po me emrin e Tij dalim, dhe Allahut, Zotit tonë, iu mbështetëm!”. Pastaj le t’i japë selam familjes së vet.
Por kur hyjmë në shtëpi, themi: «Bismilah», sepse në një hadith tjetër të saktë, Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur njeriu hyn në shtëpinë e vet dhe përmend Allahun teksa hyn dhe kur fillon ushqimin, shejtani u thotë vëllezërve, ndihmësave dhe shokëve të tij po prej shejtanëve: ‘Këtë natë nuk keni as vend për të ndenjur dhe as darkë!»
Ebu Davudi. Sipas Ibn Bazit senedi është i mirë. Muslimi