اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ، وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ العَظِيمِ؛ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلَا أَقْدِرُ، وَتَعْلَمُ وَلَا أَعْلَمُ، وَأَنْتَ عَلَّامُ الغُيُوبِ، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الأمْرَ - وَيُسَمِّي حَاجَتَهُ - خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي – أَوْ قَالَ: عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ - فَاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لِي ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ، وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الْأَمْرَ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي – أَوْ قَالَ: عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ – فَاصْرِفْهُ عَنِّي وَاصْرِفْنِي عَنْهُ وَاقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ، ثُمَّ أَرْضِنِي بِهِ.
All-llãhumme innĩ esteḣĩruke bi ’ilmike, we esteḳdiruke bi ḳudratike, we es’eluke min faḍlikel ‘aḍhĩm, fe inneke teḳdiru we lã eḳdiru, we ta’ëlemu we lã a’ëlemu, we Ente ’al-lãmul ġujũb. All-llãhumme in kunte ta’ëlemu enne hãdhel emra - (këtu përmend hallin që ka) - ḣajrun lĩ fĩ dĩnĩ we me’ãshĩ, we ‘ãḳibeti emrĩ, - ’ãxhilihi we ãxhilihĩ, - feḳdurhu lĩ we jessirhu lĩ, thumme bãrik lĩ fĩhi! we in kunte ta’ëlemu enne hãdhel emra sherrun lĩ fĩ dĩnĩ we me’ãshĩ we ’ãkibeti emrĩ, - ’ãxhilihi we ãxhilihi, - faṣrifhu ‘annĩ, waṣrifnĩ ’anhu, wekdur lijel ḣajra ḥajthu kãne, thumme erḍinĩ bihi.
O Allah! Kërkoj të më japësh më të mirën, më të mbarën e më të dobishmen, për shkak se Ti di gjithçka! Kërkoj të ma bësh të mirën të mundur me Fuqinë Tënde! Kërkoj të më dhurosh nga mirësia Jote e madhe, sepse Ti ke fuqi për gjithçka, kurse unë nuk kam mundësi! Ti di çdo gjë, kurse unë nuk di! Ti je Njohësi i të fshehtave! O Allah! Nëse kjo gjë, – dhe përmend gjënë për të cilën bën istihare, – sipas Dijes Tënde, është në të mirën e në dobinë e fesë sime, të jetës sime dhe përfundimit të punëve të mia, – (ose sipas një varianti tjetër: më e mirë për punët e mia të tanishme dhe të mëvonshme), – atëherë ma mundëso, ma bëj mbarë ta realizoj dhe ma bëj të begatshme! E nëse kjo gjë, – përmend gjënë për të cilën bën istihare, – është e dëmshme për fenë time, jetën time dhe përfundimin e punëve të mia, – (ose sipas një varianti tjetër: për punët e mia të tanishme dhe të mëvonshme), – atëherë largoje atë prej meje, dhe ma hiq mendjen prej saj! Më mundëso të mirën kudo qoftë dhe më bëj të kënaqur me të!
Nuk ka për t’u bërë pishman një njeri që i bën lutje istihare Krijuesit, që këshillohet me besimtarët dhe që sigurohet e tregon kujdes në punët e veta, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Këshillohu me ata për çështjet. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu”.
Buhariu. Ali Imran 159.