Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur të fillojë të erret, mbajini fëmijët të mos dalin nga shtëpia, sepse shejtanët (xhindët) përhapen në këtë kohë. Më pas, kur të kalojë njëfarë kohe prej natës, lërini të dalin.
Mbyllini dyert, duke përmendur emrin e Allahut (Bismilãh), sepse shejtani nuk mund të hapë një derë të mbyllur. Lidhini grykat e calikëve, duke përmendur emrin e Allahut. Mbulojini enët, duke përmendur emrin e Allahut, qoftë edhe duke vendosur për së gjeri mbi enë diçka (si shkop etj.). Fikni kandilët (qirinjtë etj.).
Buhariu dhe Muslimi.