Xhenneti

13
Mar

Xhenneti

Kemi lexuar dhe dëgjuar shumë rreth tij, por, a e kemi kuptuar realisht, çfarë është kjo krijesë e Allahut?!


Xheneti është shtëpi e çdo të miri, e kjo e mirë përfshinë çdo gjë në të: ushqime dhe pije të shijshme, fjalët më të mira për banorët e tij... Mjafton që, banorët e tij e dëgjojnë Allahun duke folur, kjo ngase banorët e tij janë njerëzit më të mirë që kanë ekzistuar, duke filluar nga pejgamberët, shoqëruesit e tyre besnikë dhe ata që i pasuan në jetën e kësaj bote. Andaj, i miri nuk shpërblehet, vetëm se me mirësi.


Zoti kështu e përshkruan vendin dhe banorët e tij: 

وَسيقَ الَّذينَ اتَّقَوا رَبَّهُم إِلَى الجَنَّةِ زُمَرًا ۖ حَتّىٰ إِذا جاءوها وَفُتِحَت أَبوابُها وَقالَ لَهُم خَزَنَتُها سَلامٌ عَلَيكُم طِبتُم فَادخُلوها خالِدينَ

“E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të mirë, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.” (Az Zumar, 73)


Ndaj, o njeri, dije se në Xhenet nuk ka vetëm se të mirë, kështu që bëhu nga ta! Ngaqë, nëse në këtë botë për një çast qëndron në një vend të mirë dhe në të ka vetëm fjalë e vepra të mira, ndjenja e lumturisë do të kaplonte nga atmosfera e bukur në atë vend. Si e mendon gjendjen tënde kur futesh në Xhenet përjetësisht?! Vallë, ia vlenë të jetosh sipas asaj që të dërgon në këtë kënaqësi të përhershme?!
Po të lë ty të përgjigjesh. Mendo për të vepruar më pas sipas asaj që mendove!

Shkroi: Hoxhë Fitim Gërguri

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët