Xhehenemi

09
Mar

Xhehenemi

Kemi lexuar dhe dëgjuar shumë rreth tij, por, a e kemi kuptuar realisht çfarë është kjo krijesë e Allahut?!

Xhehenemi është shtëpi e çdo të ndyti, e kjo ndytësi përfshinë çdo gjë në të, në të ka ushqime dhe pije të ndyta, ofendime nga më të banale për banorët e tij,  sepse banorët e tij janë njerëzit më të pistë që kanë ekzistuar. Andaj, i ndyti nuk shpërblehet, vetëm se me ndytësira.

Zoti kështu e përshkruan vendin dhe banorët e tij: 

لِيَميزَ اللَّهُ الخَبيثَ مِنَ الطَّيِّبِ وَيَجعَلَ الخَبيثَ بَعضَهُ عَلىٰ بَعضٍ فَيَركُمَهُ جَميعًا فَيَجعَلَهُ في جَهَنَّمَ ۚ أُولٰئِكَ هُمُ الخاسِرونَ

“që Allahu të veçojë të keqin nga i miri; të këqijtë t’i palosë njërin mbi tjetrin, e të gjithë t’i hedhë në Xhehenem. Këta, me të vërtetë, janë të humbur” (Al Anfal, 37)


Ndaj, o njeri, dije se në zjarr nuk ka vetëm se të ndytë. Mos u bë nga ta! Ngaqë, nëse në këtë botë qëndron për një çast në një vend të ndytë, ku ka vetëm fjalë dhe vepra të pista, do të tmerroheshe nga gjendja e rëndë në të.
Si mendon nëse do të futesh përjetësisht në zjarr të Xhehenemit?! A thua, ia vlenë për ca kënaqësi të kësaj bote të përkohshme?!

Përgjigju, o biri i Ademit!

Mendo për të vepruar më pas sipas asaj që mendove!

Hoxhë Fitim Gërguri

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët