Vëlla pa të meta?

28
Dec

Vëlla pa të meta?

Mos kërko vëlla pa të meta, se mbetesh i vetëm!

Sa herë që vëllai musliman gabon ndaj teje, ti fale dhe toleroje!

Nëse gabimet i përsërit, ti prapë fale e toleroje; a s'ke dëshirë që Allahu të të falë?!

Përse përpiqesh që dikë ta fusësh në Islam me shumë vullnet, e vëllain tënd musliman, me gjithë gabimet që i ka, nuk e ruan, por e gjuan?!

A harrove se Allahu thotë: 

إِنَّمَا المُؤمِنونَ إِخوَةٌ فَأَصلِحوا بَينَ أَخَوَيكُم ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُم تُرحَمونَ

Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni. (El Huxhurat, 10)

Bëhu zemërgjerë prej tani, e fali vëllezërit që kanë gabuar ndaj teje!

Ne boll pak jemi; e copëtimi ynë dikujt i bën dobi. Ama neve na dëmton shumë.

Allahu na bashkoftë rreth asaj që e do dhe është i kënaqur!

 

Hoxhë Burim Koçinaj

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët