Qëllimi i martesës

17
Jan

Qëllimi i martesës

Kërkesa e besimtarit apo besimtares për tu martuar nuk duhet të jetë thjesht një shfryerje epshi dhe nuk duhet thjesht të jetë një mundësi e femrës për të pas një burrë që thjesht vetëm të jetë më e lirë si pasoj që mund të jetë e ngulfatur nga familja e saj -që raste të tilla ka shumë- apo si pasoj që ajo është e pa kuptuar në familje të saj e kështu me radhë. Apo dëshiron femra ose mashkulli një faqe të re të jetës dhe kërkon një burrë apo grua pa ndonjë qëllim të caktuar.

Pse duhet të kërkojmë grua apo burrë?

Ne duhet të kërkojmë një grua apo një burrë që të kënaqet kur ta shohë gruaja burrin apo burri gruan duke u fal, të udhëzuar, duke përkujtuar Allahun, duke ruajtur nderin, pra në çdo situatë kënaqesh kur e sheh gruaja burrin si adhurues apo burri gruan si adhuruese. Ky është qëllimi i martesës. Që bashkërisht me dikë që e ke më të afërt në jetë, ta adhurosh Zotin tënd.

Prandaj edhe kur bashkëpunojnë bashkëshortët në këtë drejtim -siç kemi treguar- Allahu më së tepërmi i kënaqet këtij bashkëpunimi. A nuk ka thënë Pejgamberi ﷺ se Allahu qeshet -paramendo Allahu i qeshet- veprimit të një burri apo të një gruaja që ngritet natën të falët dhe e zgjon gruan e tij apo gruaja burrin e tij mirëpo ai apo ajo disi është më e thellë apo i më i thellë në gjumë dhe si pasoj për ta ngrit merr disa pika uji dhe i hedh fytyrës dhe duke u ngrit nga gjumi i thotë ngritu të falemi. Këtij gjesti pra Allahu i qeshet.

Andaj bashkëpunimi ndër bashkëshortor për ta ndërtuar një shtëpi në të cilën derdhet kënaqësia dhe mëshira e Allahut, atëhër ky është bashkëpunimi më i dashur që Allahu e don.

Hoxhë Enis Rama

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët