Pse e kanë inatin me Islamin?

17
Jan

Pse e kanë inatin me Islamin?

Që inatin e kanë me vetë Islamin, kjo nuk ka pikë dyshimi dhe këtë e kanë shprehur troç ata më "të sinqertët" prej tyre, që nuk sillen të paktën si hipokritë. Por në këtë rast, pyetja më e rëndësishme është pse e kanë kaq shumë inat Islamin dhe tremben prej tij, si "djalli prej temjanit"?
Laicistët, neoliberalët, imoralët dhe amoralët e të gjitha ngjyrave dhe ideologjive kanë pushtuar botën me idetë dhe shthurjen e tyre, ata kanë armiq politikë të fuqishëm (si Kina dhe Rusia), por kundërshtarë ideologjikë, kulturorë dhe moralë më të fortë, që rrezikon realisht projektin e tyre global, apo i reziston më shumë atij sesa Islami dhe ndjekësit e tij, ata nuk kanë. 
Populli i Lutit (alejhi selam) nuk e duronte dot pastërtinë e tij morale dhe të besimtarëve, të cilët nuk pranonin të ndyheshin me sjelljen perverse të tyre, ndaj bëri thirrje që ata të dëboheshin nga vendbanimi i tyre, sepse "ata ishin njerëz që pastrohen". 


I ligu, i ndyri nuk e do pranë të mirin dhe të pastrin, sepse e bën të ndjehet keq, ia ngacmon fitren (natyrshmërinë e lindur) dhe ndërgjegjen, që të mos ndjehet rehat në amoralitetin dhe fëlliqësinë e tij, prezenca e tij e bezdis edhe pa folur. Kështu që për të vazhduar i qetë në mëkate dhe për t'u siguruar që asnjë i sojit të tij nuk do të ndikohet nga pastërtia morale e besimtarëve, ai kërkon dëbimin e besimtarëve, shpalljen e tyre si të huaj apo si pjellë e turkut dhe arabit, si joshqiptarë etj. Kjo është taktika e parë e terrorizimit dhe linçimit, që tenton përmes frikës t'ia arrijë qëllimit.


Por ka ca të tjerë që janë më të rafinuar, dhe nuk i kanë humbur shpresat se mund t'i bëjnë për vete muslimanët dhe "Islamin" ta bëjnë një fe që pajtohet me fëlliqësinë e tyre, kështu që ata tregohen "tolerantë e dashamirës", ndërkohë që me hipokrizinë e tyre synojnë që për hatër të kësaj "mirësie" të tyre, të marrin si përgjigje të njëjtën "mirësi" nga muslimanët, duke i mirëpritur kërkesat dhe agjendat e tyre imorale dhe amorale. 
Sigurisht që këta janë edhe më të këqijtë, sepse nëse të parët me reagimet e tyre islamofobe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shkaktojnë reaksion të kundërt, duke ua forcuar edhe më shumë identitetin fetar islam muslimanëve, të dytët i shpërfytyrojnë ata, duke i bërë të besojnë se mund të mbeten muslimanë "të mirë", duke u përqafuar dhe përzierë me çdo lloj ideologjie, besimi, apo imoraliteti dhe amoraliteti tjetër. Padyshim, që shumica e viktimave prej muslimanëve hanë këtë karrem dhe jo të parin. 


Sigurisht, as taktika e parë dhe as e dytë, nuk është kusht të jenë të koordinuara, por ato jo detyrimisht janë armike të njëra-tjetrës, përkundrazi, kanë të njëjtin synim, pavarësisht rrugëve antagoniste që ndjekin. 
Me të drejtë, në gjithë këtë betejë për të dominuar hapësirën morale publike, lind pyetja se pse segmente të caktuara të besimeve të tjera fetare me origjinë qiellore bëhen pjesë e këtyre agjendave, ndërkohë që në thelb duhet të ishin aleatë të muslimanëve?! Kjo është vërtet diçka e çuditshme! Mirëpo, nëse kuptojmë atë shprehjen e urtë të popullit që thotë se "edhe korbi i do zogjtë e tij, sado të zinj që të jenë" edhe çudia bie, për të kujtuar se të gjitha ligësitë që ka prodhuar kjo botë moderne nuk janë pjellë e muslimanëve, por e të tjerëve. Dhe njerëzit pastërtinë e shtëpisë së tjetrit, edhe pse e kanë smirë, pisllëku i shtëpive të tyre u duket më i pranueshëm, sepse në fund të fundit është i tyre, dhe “korbi i do më shumë zogjtë e tij të zinj, sesa të bardhët e dikujt tjetër”.

 
Kjo është një luftë e gjatë që nuk ndalet dhe ndoshta do të përfundojë me vetë fundin e kësaj bote. Çështja nuk është nëse jemi ne, ata që do ta fitojmë këtë luftë ose jo, sepse në çdo drejtim njerëzor (me mundësitë e pakta tokësore që kemi), ne e kemi të humbur atë, por kjo është një betejë mes së Vërtetës dhe së pavërtetës, mes së Mirës dhe së ligës, dhe e para në mënyrë të padiskutueshme është fituesja finale, madje asnjëherë nuk ka humbur, sepse e Vërteta dhe e Mira është Zoti, vetë Krijuesi dhe vetëm ta mendosh luftën me Të, është idiotësi absurde. 


Çështja pra, është se cili është pozicioni ynë në këtë luftë, cili është krahu që do të mbajmë, sepse kjo është lufta e jetës dhe pikërisht për këtë arsye ekziston, për të na sprovuar të gjithëve ne si njerëz, për të fituar luftën me vetveten, pa e kota përballë vetë së Vërtetës dhe e liga përballë vetë së Mirës, kurrë nuk kanë ekzistuar, ato janë thjesht tundimet tona, përmes së cilave ne vihemi në provë, ndaj dhe ky është xhihadi ynë më i madh.

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët