Përfitime nga ajetet e sures el-Isra që flasin për çlirimin e Kudsit

17
Oct

Përfitime nga ajetet e sures el-Isra që flasin për çlirimin e Kudsit

Përfitime nga ajetet e sures el-Isra që flasin për çlirimin e Kudsit

1. Lufta në Palestinë do të jetë islamike, andaj ata që i japin ngjyrë kombëtare ose lokale kësaj lufte duhet ta dinë se s'ka fitore në atë vend pa Islam. Çifutët janë duke luftuar nga këndvështrimi fetar tevrator, e ne nuk mund t'u dalim ballë pos me akiden e tevhidit dhe me fenë tonë. Në këtë aludon ajeti që vijon mënjëherë pas këtyre ajeteve:

إِنَّ هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانَ يَهْدِى لِلَّتِى هِىَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًۭا كَبِيرًۭا

"Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më e forta...."  (El Isra, 9)

2. Çështja palestineze nuk do të zgjidhet në mënyrë paqësore, sepse All-llahu e ka caktuar të kundërtën, andaj ata që bëjnë pazarllëqe në llogari të Kudsit dhe MesxhidulAksasë, duhet të pendohen dhe t'i kthehen vetvetes dhe ta dinë se kjo rrugë i dërgon drejt në xhehenem.
​​​​​
3. Hixhreti i çifutëve drejt Palestinës kurrë nuk do të ndalet. Ata do të vijnë në tokën e cila nxjerr mjaltë dhe qumësht një nga një e grupe grupe që ta fitojnë vdekjen e tyre, sepse All-llahu thotë:

وَقُلْنَا مِنۢ بَعْدِهِۦ لِبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱسْكُنُوا۟ ٱلْأَرْضَ فَإِذَا جَآءَ وَعْدُ ٱلْـَٔاخِرَةِ جِئْنَا بِكُمْ لَفِيفًۭا

"...e kur të vijë premtimi i dytë, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier."  (El Isra, 104)

4. Myslimanët nuk duhet të mashtrohen me thëniet e Lindjes e të Perëndimit se ata janë duke i ndihmuar Izraelit që të bëhet baraspeshë në këtë rajon, sepse Izraeli posedon armatim edhe më të mirë dhe edhe më shumë se myslimanët. Sepse, All-llahu thotë:

ثُمَّ رَدَدْنَا لَكُمُ ٱلْكَرَّةَ عَلَيْهِمْ وَأَمْدَدْنَـٰكُم بِأَمْوَٰلٍۢ وَبَنِينَ وَجَعَلْنَـٰكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا

"...dhe ju shtuam më së shumti"  (El Isra, 6)

5. Çifutët kurrë nuk do të qetësohen e as nuk do të rehatohen. Ata kurrë nuk do ta arrijnë paqen e kërkuar, sepse ajo është një ëndërr që rëndë mund të realizohet. Ajo është dhe shumë larg, ngase All-llahu nuk e lejon një gjë të tillë. Gjithë mundin që ata do ta derdhin në këtë drejtim nuk do të korrë sukses vetëm për shkak të realizimit të premtimit dhe caktimit hyjnor:

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبْعَثَنَّ عَلَيْهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ مَن يَسُومُهُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ ۗ إِنَّ رَبَّكَ لَسَرِيعُ ٱلْعِقَابِ ۖ وَإِنَّهُۥ لَغَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

"Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar." (El Araf, 167)

Në këtë mënyrë na e tërheq vëmendjen Kurani një realitetit më të rëndë në zemrën e botës bashkëkohore, në çeshtjen e Palestinës, e cila i ka habitur shumë njerëz. Nëse All-llahu ka mundësi të bëjë mrekulli në çdo kohë dhe në çdo vend, vallë a nuk ka mundësi të bëjë mrekulli edhe në këtë vend?!

Kjo është ajo që na e mëson Kur'ani, duke aluduar në një ardhmëri të begatshme dhe të lumtur islame, që ta sjellë mendjen e myslimanit bashkëkohor para disa fakteve të zhveshura, me ndikim dhe të dukshme, pa polemika politike, pa komplikime filozofike dhe pa fshehtësi të mediumeve të cilat i udhëheqin duar të dyshimta.

“Kudsi mes dy premtimeve”
Selim ibn el-Hilali

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët