Nga çka kanë frikë vepërmirët?

07
Mar

Nga çka kanë frikë vepërmirët?

Ai që e mediton Kuranin, mëson se vepërmirët më së shumti frikësohen prej dy gjërave:

- Frika se veprat e tyre të mira nuk pranohen: Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَالَّذينَ يُؤتونَ ما آتَوا وَقُلوبُهُم وَجِلَةٌ أَنَّهُم إِلىٰ رَبِّهِم راجِعونَ

"Kur japin atë që japin, zemrat e tyre kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre." (El Muminun, 60)

- Frika se mos shmanget zemra (nga e vërteta) pas udhëzimit: Allahu i Lartësuar ka thënë:

رَبَّنا لا تُزِغ قُلوبَنا بَعدَ إِذ هَدَيتَنا وَهَب لَنا مِن لَدُنكَ رَحمَةً ۚ إِنَّكَ أَنتَ الوَهّابُ

"Ata thonë: O Zoti ynë! Mos na i shmang zemrat tona (nga e vërteta) pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë." (Al Imran, 8)

Përktheu: Burim Koçinaj

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët