30
Jul
Po e them me plot përgjegjësi: Nuk ka mundësi, në logjikën e Kur’anit dhe të Sunetit, në logjikën e fesë së Allahut ﷻ, të paraftyrohet dikush, i cili thotë dhe pretendon që e beson Allahun, shpreson tek Allahu, i frikësohet Atij, kërkon nga Ai siguri, kërkon nga Ai përfundim të mirë, kërkon nga ai Xhennet, kërkon nga ai mbrojtje nga zjarri i Xhehenemit, e ky të mos falë namaz.
Ky është një kontrast shumë i madh, kjo është diçka që nuk parafytyrohet.
Pse?
Sepse ai njeri që i kërkon të gjitha këto nga Allahu ﷻ (pikërisht) Ai Zot që ti je duke e lutë, Ai para çdo gjëje, e ka vendosë namazin.
Para se ti të kërkosh këtë dhe atë, ka thënë: Fal Namaz, ka thënë: Fal Namaz!
Nuk ka mundësi robi, pas fjalës: La ilahe il-lAllah Muhamedun ResulAllah, besimit të pastër në këtë fjalë, të bëjë vepër që Allahu e do më shumë sesa namazin dhe gjithashtu nuk ka vepër që njeriu e braktis, e lë, e të jetë më e rëndë tek Allahu ﷻ sesa braktisja e namazit.
Nuk ka mundësi të ketë siguri reale ai që nuk fal namaz, nuk ka mundësi të ketë siguri reale ajo shoqëri e cila nuk ka raporte me Allahun ﷻ.