Çka pas Ramazanit?

21
Apr

Çka pas Ramazanit?

  -Këto ditë të numruara kaluan, etja dhe uria kaloi por shpërblimet mbetën. Besimtari tashmë pas Ramazanit duhet të filloj një jetë të re, si një njeri që Ramazani e ka ndryshuar për të mirë. E jo asesi e kundërta, që pas Ramazanit të kthehet përseri në mëkate dhe në veset e këqia. 

Gjeneratat e para të muslimanëve (selefët), kur Ramazani shkonte, mërziteshin dhe piklloheshin dhe e këshillonin njëri-tjetrin që të vazhdonin në kryerjen e veprave të mira gjatë tërë vitit, ngase viti dhe e tërë jeta e besimtarit duhet të jetë e mbushur me vepra të mira.

Dijetari i mirënjohur, Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë shkruan:

Ata (sahabët) e lutnin Allahun gjashtë muaj që t'ua mundësonte arritjen e Ramazanit dhe po ashtu gjashtë muaj tjerë që t'ua pranonte veprat e bëra gjatë Ramazanit." ¹

Prandaj, o ti që ke qëndruar larg gjynaheve në Ramazan, o ti që e ke bërë shprehi ruajtjen e syrit dhe ruajtën e gjuhës, vazhdo kështu edhe pas Ramazanit, ngase Ai Zot që e adhuroje në Ramazan, është i njejti Zot edhe pas ramazanit. Mos e ndytë me gjynahe këtë bardhësi që ta dha Ramazani. Allahu i Lartësuar ka thënë: 

وَلا تَقفُ ما لَيسَ لَكَ بِهِ عِلمٌ ۚ إِنَّ السَّمعَ وَالبَصَرَ وَالفُؤادَ كُلُّ أُولٰئِكَ كانَ عَنهُ مَسئولًا

Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi. [ El-Isra' : 36 ]

Andaj, vazhdimi në punë të mira edhe pas Ramazanit është shenjë e pranimit të Ramazanit, vazhdimi në bindje ndaj Allahut edhe pas Ramazani është testi i parë për besimtarin pas Ramazanit. Përkitazi me këtë ka thënë Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë:

"Shpërblimi i veprës së mirë është vepra e mirë që kryen në vazhdim."

Pra, kush kryen një vepër të mirë dhe pastaj e shoqëron atë me një vepër tjetër të mirë, ky veprim është tregues për pranimin e të mirës së parë. Njësoj edhe ai që kryen një vepër të mirë dhe pastaj e shoqëron atë me një të keqe, ky veprim tregon për refuzimin e të mirës dhe mospranimin e saj. ²


¹ Letaif el Mearif
² Letaif el Mearif

Shpërndaje

Ndihmoje Muslimanin Ideal!

Mos e pi një kafe, jepe n’dawet!

Për gurbetqarët